Si ta bartni ngjyrën e argjendtë këtë verë. Porosia është e qartë: shkëlqeni!

Life style

Si ta bartni ngjyrën e argjendtë këtë verë. Porosia është e qartë: shkëlqeni!

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 09:02
Ilustrim

Mënyra e re që të modernizoni dukjen tuaj janë pjesët e rrobave ngjyrë argjendi.

Kombinoni me elemente sportive dhe kënaquni.

Sivjet, krahas ngjyrës pastel rozë dhe të gjelbër, e argjendta përfundimisht dominon në pistat e modës, qoftë në formë fustanesh për ditët e nxehta verore apo të detajeve të modës për të gjithë adhuruesit e muzikës pank.

Vishen shkëlqyeshëm lehtë dhe thjeshtë!

Mundësitë janë të pafundme, që nga kostumet futuristike të Lacoste-s, e deri tek veshjet seksi nga Plein Sud.

Veshjeve, poashtu nuk duhet t’u mungojnë gurët rrëzëllitës apo aksesorët e tjerë shoqërues që i bën veshjet më të shndritshme e me shkëlqim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat