Si të flini kur temperaturat janë të larta

Life style

Si të flini kur temperaturat janë të larta

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 13:47
ilustrim

Derisa temperaturat gjatë stinës së verës vazhdojnë të ngritën, shumica e njerëzve përballen me vështirësi për t’i zënë gjumi për shkak të nxehtësisë së madhe.

Por, ekziston zgjidhje edhe për këtë.

Merrni një shishe ujë të ftohtë afër shtratit

Gjatë netëve të nxehta verore, merrni një shishe ujë të ftohtë akull dhe vendoseni ndërmjet mbulesave para se të shtriheni për të fjetur. Kështu, shtrati juaj do të qëndrojë i ftohtë dhe i freskët.

Ngrini pizhamet

Vendosni pizhamet tuaja në një qese dhe vendosni në frigorifer për 15 minuta para se të shkoni në shtrat që ato të ftohen kur t’i vishni para se të flini.

Bëni një dush të ftohtë

Dushi i ftohtë mund të mos jetë ndonjë nga gjërat më zbavitëse të cilat i bëni por kur vije puna për ta luftuar nxehtësinë ai do t’iu kryente punë sepse kështu, do t’iu binte temperatura trupore.

Vishni pambuk

Veshja e pizhameve të pambukta e lejon lëkurën tuaj që të marrë frymë duke iu mbajtur të freskët.

Mbajeni një gotë me ujë afër shtratit

Është e rëndësishme që të pini ujë rregullisht gjatë kohës kur temperaturat janë të larta për të shmangur dehidratimin. prandaj, mbajeni një gotë afër shtratit për ta ngritur nivelin e H2O para se të flini dhe gjatë natës nëse iu del gjumi

Largohuni nga alkooli

Në ditët e nxehta verore mund t’iu tërheq konsumimi i alkoolit. Por, ai iu dehidraton. Mundohuni që të mos pini shumë alkool dhe të pini një gotë ujë ndërmjet konsumimit të tij.

Bllokoni rrezet e diellit

Çelësi i një gjumi të mirë gjatë kohërave të nxehta është kur ju i vendosni perdet në dritare duke i bllokuar rrezet e diellit që të depërtojnë në dhomë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat