Femrat inteligjente dhe të thjeshta janë më tërheqëse për meshkujt

Life style

Femrat inteligjente dhe të thjeshta janë më tërheqëse për meshkujt

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:31
Ilustrim

Shumica e femrave mendojnë se meshkujve u pëlqejnë nëse kanë vendosur shumë grim, nëse flokët i kanë mirë të rregulluar dhe janë veshur mirë.

Shkaku i stereotipave, pjesëtaret e gjinisë së bukur shpesh janë nën presion se gjithmonë duhet të jenë apo të duken të përsosura.

Edhe pse ndoshta tingëllon paksa e çuditshme, meshkujt te femrat shpeshherë nuk e vërejnë grimin apo të brendshmet, për të cilat ka shpenzuar një pasuri të tërë.

Pjesëtarët e gjinisë së fortë pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe ato natyrale. Keni menduar se e tërheq vetëm dukja fizike? Nëse provoni ta pushtoni me komente, buzëqeshje, do ta kuptoni se ky është çelësi i suksesit.

Inteligjenca, vetëbesimi, pjekuria emocionale, do t’ua bëjë meshkujve me dije se nuk munden pa ju, jo diçka tjetër. Nëse jeni veshur më thjeshtë, ai me ju ndihet më rehat, e nëse vini e grymosur, rroba të shtrenjta, do ta frikësoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat