Është 20-vjeçe dhe e virgjër? Ja çfarë nuk dini për të

Life style

Është 20-vjeçe dhe e virgjër? Ja çfarë nuk dini për të

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:31
ilustrim

Kur flitet për virgjërinë në Shqipëri, duket se ka dy kahje: Ose është një ‘kriter’, ose është një mangësi. Megjithatë nuk jemi këtu për të folur për këtë. Përtej ‘qepjes’ dhe legjendave të tjera urbane, ka një të vërtetë tjetër: Kur je e virgjër në të 20-at, të mvishet epiteti ‘vajzë e mirë’.

Dhe sigurisht mund të jesh një vajzë ‘e mirë’, por kjo nuk e përmbledh aspak arsyen e vërtetë përse nuk ke kryer ende marrëdhënie seksuale. Ka një sërë gjërash të tjera që mund të ndikojnë në vendimin apo rrjedhojën e të qenit e virgjër.

Së pari, mund të mos kesh kryer ende marrëdhënie për shumë arsye, dhe të gjitha vlejnë. Ndoshta është çështje morali, ndoshta çështje feje, por ndoshta thjesht sepse ashtu e ndjen. Ndoshta ke dëshirë ta shijosh maksimalisht seksin, por ende nuk ke gjetur njeriun me të cilin ke kiminë e duhur. Mund të mos kesh pasur kurrfarë kurioziteti, përshembull. Arsye mund të ketë shumë, dhe të gjitha vlejnë.

Së dyti, të jesh e virgjër nuk do të thotë se s’ia ke idenë ç’është seksi.

Mund të kesh provuar çdo gjë, përveçse të bërit seks, por edhe mund të mos kesh dhënë ende puthjen e parë. Një prekje, një pëshpëritje, puthjet pasionante, përbëjnë në vetvete një përvojë seksuale që përjetohet si e tillë.

Së treti, kjo nuk do të thotë se s’di si është një penis.

Është i gjatë (ose ndoshta jo edhe aq) i hollë (ose ndoshta jo edhe aq), i mbushur me vena, ka një kokë dhe dy testikuj. Dhe ca gjëra të tjera që s’janë të rëndësishme për t’u thënë, sepse po të duash mund ta shikosh kudo. Por kjo është thjesht një çështje tjetër.

Së katërti, kur bëhen biseda për seksin, ndihesh disi e përjashtuar.

Jo sepse na vjen turp, por sepse nuk ke ndonjë histori për të treguar apo për të ndarë me të tjerët. Dhe si përfundim, shpreson që dikush të ndryshojë bisedë.

Të jesh e virgjër nuk do të thotë se po e ruan veten për dikë.

Kjo është një pjesë me të cilën abuzohet, sepse të qenit e virgjër kuptohet si një fetish. Nuk je e virgjër për t’i plotësuar dëshirën ndonjërit që thotë ‘e kom fiksim ta boj me nji t’ virgjër’, je e virgjër sepse nuk ke plotësuar ende dëshirat e tua seksuale.

Nga ana tjetër, shumë herë njerëzit tremben pasi u thua ‘jam e virgjër’.

Pasi je afruar mjaftueshëm me dikë, të vjen e natyrshme t’i tregosh se nuk ke kryer marrëdhënie seksuale asnjëherë më parë, si një e vërtetë e çfarëdoshme që i thua partnerit. Por mund të vësh re një ndryshim të menjëhershëm tek ai, a thua se i ke rrëfyer se je një vrasëse. Dhe kjo nuk flet aspak mirë për një partner.

Të jesh e virgjër nuk është pjesë e personalitetit.

Zakonisht gjykohesh si ‘me të vjetrën’, ‘tradicionale’, apo gjëra të tilla, kur në të vërtetë mund të mos ketë fare të bëjë me këtë. Është thjesht një fakt me të cilin nuk ke përse të identifikohesh./Anabel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat