Nëse në ëndërr keni parë puthjen, kjo do të thotë…

Life style

Nëse në ëndërr keni parë puthjen, kjo do të thotë…

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 13:28
Ilustrim

Ta ëndërrosh veten duke u puthur nënkupton dashuri, paqe, harmoni dhe kënaqësi.

Në mënyrë konkrete, po qe se ëndërroni për puthjen e juaj të parë, atëherë ajo vetëm sa mund të jetë pritje që një gjë e tillë të ndodhë në të vërtetë. Kjo ëndërr është simbol i dashurisë dhe romancës. Mbase ëndërra e juaj ju thotë se duhet t’i kushtoheni më shumë aspektit romantik, po qe se jeni në lidhje. Po qe se në ëndërr keni parë dy persona tjerë duke u puthur, atëherë ëndërra e juaj tregon se mbase po përziheni shumë në punët e tjerëve.

Nëse ëndrra përfundon mu në momentin kur ju doni ta puthni dikë, atëherë kjo do të thotë se nuk jeni të sigurt rreth ndjenjave që keni ndaj një personi.

Nëse ëndërroni se jeni duke e puthur dorën e dikujt, apo dikush po ua puthë dorën, atëherë kjo simbolizon respektin dhe admirimin që keni ndaj një personi.

Nëse ëndërroni se po putheni me ish-të dashurin, atëherë kjo do të thotë se jeni sërish në kërkim të përvojave pozitive dhe kohëve të mira që keni kaluar me të.

Nëse ëndërroni se jeni duke puthur një personalitet të fëmshëm, atëherë kjo nënkupton se keni dëshirë të madhe të keni sukses. Mendoni se në çfarë fushe ka sukses ylli, me të cilin jeni puthur në ëndërr.

Ëndërra në të cilën puthni armikun simbolizon tradhtinë, armiqësinë apo pajtimin me dikë me të cilin jeni hidhëruar.

Nëse dikush mundohet të të puthë me zor, kjo do të thotë se dikush po mundohet të t’i imponojë idetë e veta. Ai ose ajo po të detyron të bësh diçka që ti nuk do në të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat