“Më mirë vetëm se në një lidhje të keqe”

Life style

“Më mirë vetëm se në një lidhje të keqe”

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 16:55
Ilustrim

Shkencëtarët kanë vërtetuar së fundmi se më mirë është të jeni vetëm se me njeriun e gabuar. Revista shkencore “Family Psikologji” shkruan se është më mirë të qëndroni vetëm sesa në një lidhje të keqe. Kjo sepse, lidhjet janë të lidhura fuqimisht me shëndetin tonë fizik dhe psikik.

Përpara se të arrinin në këtë përfundim, shkencëtarët e universitetit të “Bufalo”-s në Nju Jork kanë kaluar dy vite duke vrojtuar jetën e të rinjve, që ishin në lidhje serioze. Shumica nga ne besojmë se më mirë është të dalim me dikë, sesa të rrimë vetëm. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ana e shkencëtarëve.

Sipas tyre, një gjë e tillë ka ndikim negativ në shëndetin tonë. Shkencëtarët thonë se duhet të keni kujdes kur të zgjidhni njeriun me të cilin do të lidheni ose do të martoheni. Kjo sepse, lidhja ose martesa ndikon edhe në shëndetin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat