Horoskopi, 23 korrik 2016

Life style

Horoskopi, 23 korrik 2016

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 07:27
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Rrezikoni që të jeni të mbytur me punë sot për shkak të projekteve që kërkojnë zgjidhje. Beqarët do marrin propozime. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Demi 21/4 - 21/5

Gjërat shkojnë shumë mirë në fushën e dashurisë. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe situatën do e keni nën kontroll.

Binjakët 22/5 - 21/6

Mundësi të reja profesionale do t’ju trokasin në derë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me ftesa dhe emocione. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Përpara ju pret një ditë e lodhshme, pa energji. Jepini vetes dhe partnerit/es pak kohë për të pushuar. Beqarët do nisin një lidhje. Kujdes me shpenzimet.

Luani 23/7 - 21/8

Mund të përballeni me pengesa sot ju të dashuruarit. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Në planin financiar do hasni goxha vështirësi.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Ndikimi që do të keni tek të tjerët do të jetë i madh sot. Beqarët do jenë të privilegjuar sot dhe do të kenë takime mbresëlë- nëse. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë.

Peshorja 24/9 - 23/10

Është momenti i duhur për të përfunduar projektet dhe të nisni pushimet me njeriun e zemrës. Beqarët nuk ndihen ende gati për lidhje. Financat do vazhdojnë të jenë të mira.

Akrepi 24/10 - 22/11

Një ditë e lodhshme, ku do t’ju mungojë dëshira e energjia ju të dashuruarve. Beqarët do jenë mjaft të rezervuar. Në planin financiar gjendja do të jetë e kënaqshme.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Shfrytëzojeni ditën e sotme për t’i dhuruar vetes kënaqësi ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme sot. Financat do i mbani nën kontroll.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Përgatituni për t’u marrë me ëndrrat tuaja sot ju të dashuruarit, pasi do të jeni të suksesshëm. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat. Kujdes me shpenzimet, pasi buxheti është në rënie.

Ujori 21/1 - 19/2

Është dita për të përmbyllur çfarë ka ngelur pezull. Beqarët do kenë një ditë të ngarkuar me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë të mira.

Peshqit 20/2 - 20/3

Do t’ju duket më e vështirë se zakonisht për t’u ngritur nga shtrati sot ju të dashuruarve.. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Me shpenzimet tregoheni të arsyeshëm..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat