Çfarë do të thotë metroseksual?

Life style

Çfarë do të thotë metroseksual?

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:42
Ilustrim

Ndryshe sa mund të mendohet termi metroseksual, nuk ka të bëjë aspak me orientimin seksual të një personi, dhe shpesh në mënyrë të gabuar përdoret për të treguar burrat pak mashkullorë.

Fjala vjen nga bashkimi i termit heteroseksual dhe metropolitan, dhe përfshin të gjithë ata burra (heteroseksualë), që kujdesen shumë për pamjen e tyre. Ata janë konsumatorë të mëdhenj të produkteve kozmetike, palestrës dhe në shumë raste nxirrjes së trupit në mënyrë natyrale dhe artificiale.

Në fushën e medias, termi u përdor për herë të parë në vitin 1994 nga gazetari britanik Mark Simpson në një artikull të botuar në “The Independent”, për të përshkruar këtë lloj të ri burrash. Në aspektin e marketingut, ky term ka fituar shumë sukses, çka ka çuar në krijimin e revistave të dedikuara për njerëzit që duan të kujdesen për veten e tyre me shoping dhe kozmetikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat