Kjo grua publikon fotot e saj nudo, për një arsye të mirë (+16)

Life style

Kjo grua publikon fotot e saj nudo, për një arsye të mirë (+16)

Nga: G.B Më: 25 korrik 2016 Në ora: 17:03
Molly Soda

‘Selfie’ intime të një gruaje po qarkullojnë në internet, por jo për arsyen që mund të mendoni.

E guximshmja Molly Soda ka vendosur që të publikojë foto të tilla në internet, në mënyrë që të inkurajojë gratë që të jenë krenare me trupat e tyre, transmeton Bota Sot.

Artistja 27 vjeçare pranon se është ‘zënë ngushtë’ nga këto ‘selfie’ seksi.

Tani, në vend se të ketë turp, ajo vendosi që të publikojë këto foto me titullin “A duhet ta dërgoj këtë”?

Fotot tregojnë flokët në trupin natyral të Molly-t.

Duke shpjeguar vendimin për t’i botuar ato, ajo tha: “Fotografitë dhe tekstet janë nj] lloj grumbullimi, nga interneti dhe mendja ime. I zgjodha disa që të funksionojë”.

“Unë nuk jam e shqetësuar për atë se çfarë mendojnë meshkujt për trupin apo flokët e mia”, tha ajo.

‘Unë jam e shqetësuar me atë se si ndihem me trupin tim”.

Në një intervistë, Molly tha se shpreson se me këtë veprim të guximshëm, do t’i inkurajojë gratë që të pranojnë trupin e tyre.

“Kjo pjesë nuk është për mua, është për të gjithë ata që kanë provuar të dërgojnë një mesazh, diçka ë zhveshur, përmes një komunikimi dixhital dhe jo të prekshëm”, tha ajo.

Komentet në rrjete sociale kanë qenë mjaft të mira, ku e kanë falënderuar për guximin që ka treguar me këtë që ka bërë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat