Bëra seks të pambrojtur me një vajzë, mendoj se jam infektuar dhe e dashura...

Life style

Bëra seks të pambrojtur me një vajzë, mendoj se jam infektuar dhe e dashura...

Nga: G.B Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:49
Ilustrim

Një djalë i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku tregon se ka bërë seks të pambrojtur me një vajzë gjatë pushimeve, por që mendon se është infektuar dhe ai tashmë ka një të dashur, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e djaloshit:

E dashur Deidre:

Unë shkova në pushime dhe bëra seks të pambrojtur me një vajzë që e njoha në hotel.

Por, unë kam të dashur tani dhe kam frikë se mund të jem infektuar.

Unë jam 19 vjet dhe shokët më ftuan për një fundjavë bashkë. Ne menduam se të punojmë një javë dhe pastaj të paguajmë fluturimet.

Çdo gjë u bë më avantureske dhe ne vendosëm që të shkonim në Malia, në vend të Amsterdamit.

Hoteli ishte plot gjallëri dhe ne bisedonim me vajza të mrekullueshme në bar.

Mine ishte një vajzë e bukur e cila u pajtua që të kalonte natën me mua, kur e pyeta që të vinte në dhomën time.

Ne patëm seks të mrekullueshëm. Ajo ishte 23 vjeç dhe kishte përvojë e natyrisht që dinte si ta çmend një mashkull.

Ne qëndruam deri në agim dhe lodhja na bëri që të flemë.

Ishte e mrekullueshme dhe ne shkëmbyem numrat e telefonit, por ajo jetonte në Britani, kështu që unë nuk do të dija më asgjë për të.

Një muaj më vonë, vajza me të cilën punoja e që më kishte pëlqyer për shumë kohë, u nda nga i dashuri dhe e kisha mundësinë që ta ftoja të dilnim.

Shkoi mrekullueshëm dhe tani ajo është e dashura ime. Ajo është 19 vjet.

Por, unë tani kam disa simptoma që nuk dua t’i kem. Jam merakosur se mund të jem infektuar kur bëra seks me atë vajzën në hotel, pasi nuk u mbrojta.

Poashtu, unë kam bërë seks të pambrojtur edhe me të dashurën time.

Jam shumë i stresuar lidhur me gjithë këtë dhe vetë nuk mund të shkoj tek mjeku, por as nuk mund t’i them dikujt të më shoqërojë, që të mos e zbulojë këtë.

As nuk mund të përballem me të dashurën time, duke ia thënë këtë.

Deidre përgjigjet:

Ti duhet të sillesh si i rritur dhe të marrësh këshilla mjekësore, që me siguri i di.

Duhet të shkosh në klinikë dhe fillimisht të marrësh informacione.

Mund të lësh një takim me ndonjë mjek dhe të konsultohesh për gjithë këtë e të shohësh si qëndron puna.

Nëse testi del pozitiv, ti duhet t’i tregosh të dashurës tënde dhe vajzës me të cilën ke bërë seks gjithashtu.

Ajo mund të mos e dijë se është e infektuar dhe nëse nuk mjekohet mund të ketë shterpësi.

Pasi ta kesh diagnozën dhe të trajtohesh, nuk ke pse të  brengosesh pasi do të kesh jetë normale.

Për herën tjerë, përdor mbrojtje gjatë seksit, në mënyrë që të mos marrësh infeksione dhe të mos ketë shtatzëni të padëshiruar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat