Këto janë tiparet e përbashkëta të njerëzve inteligjentë

Life style

Këto janë tiparet e përbashkëta të njerëzve inteligjentë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 12:56
Ilustrim

Përmes “Quoras”, më shumë se njëqind veta i janë përgjigjur pyetjes:

“Cilat janë tiparet e përbashkëta të njerëzve me inteligjencë mbi mesataren?”.

Disa prej tyre janë përgjigjur bazuar në përvojat personale, derisa ka edhe të tillë që vetëm kanë supozuar. Në vijim do t’i japin disa prej përgjigjeve me të shpeshta, prej të cilave, nëse e gjeni veten, mbase do të ndjeheni më të mençur, shkruan “Business Insider”.

– Njerëzit inteligjentë janë më të adaptueshëm: Sipas disa prej përgjigjeve, njerëzit inteligjentë janë më fleksibilë dhe dinë se si të përshtaten në situata të ndryshme. Sipas Donna F. Hammet, njerëzit inteligjentë përshtaten “duke dëshmuar se çfarë mund të bëhet, pa i marrë parasysh komplikimet dhe pengesat që ju dalin përpara”.

Hulumtimet e reja të psikologëve e konfirmojnë këtë ide, duke treguar se inteligjenca është në raport varësie me aftësinë e ndryshimit të qasjes sonë, me qëllim të përshtatjes me rrethanat.

-Ata e kuptojnë se sa shumë gjëra nuk dinë: Njerëzit e mençur janë në gjendje që ta pranojnë kurrë nuk dinë ndonjë gjë. Jim Viner shkruan se “njerëzit inteligjentë nuk frikësohen të thonë: ‘Nuk e di’. Gjithçka që nuk dimë, mund ta mësojmë”.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe studimet e Justin Krueger dhe David Dunning. Sipas tyre, sa më pak inteligjentë të jenë njerëzit, aq shumë shumë mbivlerësojnë aftësitë e tyre.

-Kanë kureshtje të madhe: Si ka thënë Albert Einstein: “Nuk kam talent special. Jam thjeshtë tejet kureshtar”.

Hulumtimet nga viti 2016 tregojnë se ekziston lidhje midis inteligjencës së fëmijëve dhe hapjes karshi përvojave të reja, që përfshijnë kureshtjen intelektuale tek personat e rritur.

-Janë mendje hapur: Njerëzit e mençur nuk mbyllen para ideve dhe mundësive të reja, por janë të gatshëm që të pranojnë perspektivat e reja dhe janë të hapur për zgjidhje alternative. Në të njëjtën kohë, njerëzit e mençur janë të kujdesshëm se cilat ide do t’i marrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat