Kundër lodhjes dhe moshës, ja cila është maska ideale

Life style

Kundër lodhjes dhe moshës, ja cila është maska ideale

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 15:12
Ilustrim

Kakao është një nga produktet e rekomanduara për të qetësuar lodhjen e fytyrës, plakjen dhe krijimin e rrudhave. Kakao është e pasur me antioksidantë që mundësojnë rritjen e kolagjenit. Për këtë arsye maska me kakao është një prej maskave të rekomanduara kundër plakjes dhe rrudhave.

Po ashtu, kakao përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit lagështinë e fytyrës, dhe më e rëndësishmja, e mbron atë nga dielli.

Përbërësit:

2 lugë gjelle kakao pluhur

4 lugë gjelle kos, (ose qumësht)

1 lugë gjelle mjaltë, nëse ke lëkurë të thatë

lëng limoni

Përdorimi:

Përziej kakaon me kosin në një tas. Përzieje për disa minuta derisa të formohet një masë homogjene, në formën e një paste të butë. Shto më pas mjaltin. Shpërndaje përzierjen në fytyrë dhe në zonën e qafës.

Pasi të jetë tharë, lag një copë të pastër dhe me të pastroje fytyrën. Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë.

Pjesën e mbetur mund ta ruash në frigorifer për javën e ardhshme. Rekomandohet një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat