Femrat e lindura në këtë shenjë e kanë më së vështiri ta gjejnë shpirtin binjak

Life style

Femrat e lindura në këtë shenjë e kanë më së vështiri ta gjejnë shpirtin binjak

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 11:35
Ilustrim

Sipas astrologëve, horoskopi mund të zbulojë shumë aspekte të personalitetit tonë. Horoskopi mund të zbulojë shumëçka rreth dashurisë, martesës dhe gjetjes së partnerit të duhur

Derisa disa njerëz një gjë të tillë e kanë shumë të lehtë, tjerët shumë vështirë e gjejnë dikë që iu përgjigjet. Por, një shenjë e horoskopit ka kritere aq të ashpra, të cilat fatkeqësisht bëjnë që shpesh të mbetet vetëm. Fjala është për gruan e lindur në shenjën e Bricjapit.

Qëndrimi i saj ndaj jetës është realist. Ajo do stabilitetin dhe vlerëson vetëm njerëzit që kanë vlera të caktuara, në pajtim me bindjet e tyre. Gruaja Bricjap nuk ka dëshirë që ta humbasë kohën për gjëra të parëndësishme për të. Ajo urren ëndërrimtarët dhe bisedat që bazohen në imagjinatë. Gruaja e lindur në shenjën e Bricjapit mund të vlerësojë me saktësi rrjedhën e ngjarjeve të caktuara dhe është organizatore e mirë. Në punë, ashtu si edhe në jetë, ajo nuk pëlqen që të tërheqë vëmendjen e njerëzve tjerë në ndonjë mënyrë. Është diskrete dhe vlerëson punën. Ajo vendos që të jetojë e tërhequr, e shpeshherë përfundon edhe e vetme. Nuk mund të themi se është shumë optimiste, derisa jetën e merr si diçka tejet serioze.

Gruaja e lindur në shenjën e Bricjapit nuk pret shumë lumturi nga ana e partnerit, pasi që nuk beson në mrekulli. Ajo shumë rrallë e përjeton dashurinë e madhe dhe të sinqertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat