Harroni nënsqetullat e errëta me këto metoda natyrale

Life style

Harroni nënsqetullat e errëta me këto metoda natyrale

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:03
Ilustrim

Shumë femra e kanë problemin e nënsqetullave me ngjyrë më të errësuar.

Kjo mund të vijë si pasojë e depilimit, përdorimit të deodorantëve jo kualitativ, djersitjes, grumbullimit të qelizave të vdekura ose nga përdorimi i produkteve të ndryshme kozmetikore.

Ata që kanë probleme të tilla janë vazhdimisht në kërkim të një zgjidhje për këtë problem kozmetik. Por, ka disa metoda natyrale që mundësojnë eliminimin e këtij problemi në mënyrë shumë më të thjeshtë.

Patatet

Preni pataten në një rriskë të hollë dhe fërkojeni atë në nënsqetulla. Copëtojeni këtë pjesë të patates dhe krijoni një lëng për ti lyer nënsqetullat. Lëreni të qëndrojë ashtu per 15- 20 minuta dhe më pas pastroni nënsqetullat me ujë të vakët. Përsëriteni këtë procedurë së paku 2 herë në javë dhe rezultatet do të jenë të habitshme.  E njejta procedurë mund të përdoret edhe me tranguj.

Limoni

Merreni një copë limoni dhe fërkojeni në nënsqetulla për disa minuta. Lëreni të qëndrojë për 10 minuta dhe pastaj pastrojeni. Më pas vendoseni ndonjë produkt i cili jep lagështi trupit tuaj pasi limoni mund ta bëjë lëkurën të acaruar.

Soda bikarbone

Kombinojeni sodën bikarbone me ujë në mënyrë që të krijoni një pastë. Vendoseni këtë pastë në nënsqetulla dhe fërkojeni mirë. Lejoni të qëndrojë kjo pastë derisa të thahet dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët. Këtë procedurë përsëriteni disa herë në javë. Ky kombinim ndihmon edhe në eliminimin e aromës së keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat