Këto janë pyetjet më të shpeshta rreth seksi që bëhen në Google

Life style

Këto janë pyetjet më të shpeshta rreth seksi që bëhen në Google

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 16:10
Ilustrim

Një studim i publikuar tek “Psychology Today”, tregon se cilat janë pyetjet më të shpeshta që kërkohen në google lidhur me seksin.

Jetojmë në një kohë kur nuk ekzistojnë më paragjykime për seksin, ose më saktë, gjendja nuk është ajo e 10 viteve më parë.

Nëse ka ndryshuar mënyra sesi perceptohet seksi dhe dashuria, nuk mund të themi të njëjtën gjë për dyshimet që meshkujt dhe femrat kanë në lidhje me seksin. Pyetjet rreth seksit vazhdojnë të jenë po të njëjtat.

Dyshimet dhe pyetjet rreth seksit: një studim i publikuar tek “Psychology Today”, tregon se cilat janë pyetjet më të shpeshta që kërkohen në google lidhur me seksin.

Përmasat Në vendin e parë, është pyetja e meshkujve përsa i përket përmasave të penisit.

Kohëzgjatja Pyetja e dytë më e klikuar nga meshkujt është sesi ta bëjnë raportin që të zgjasë më shumë.

Aroma Femrat janë të fiksuara tek aroma e organit të tyre gjenital dhe duan të dinë çdo gjë për të

Gjoksi Për femrat shqetësimi tjetër është madhësia e gjoksit të tyre.

Vithet Pas gjoksit, pyetja tjetër për femrat ka të bëjë me madhësinë e vitheve.

Martesa Fjala martesë, në pjesën më të madhe të rasteve, lidhet me mungesën e seksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat