Në vitin 2006, Michael Stepien, teksa po kthehej nga puna në shtëpi u qëllua për vdekje.
Por ndonëse kanë kaluar 10 vite nga vdekja e tij, ai mori pjesë në dasmën e vajzës së tij, së paku zemra e tij ishte e pranishme.
Kjo pasi që pas vdekjes së tij zemrën ia transplantuan Arthur Thomas, i cili ishte në prag të vdekjes. Por ishte pikërisht zemra e Michael ajo që përkonte me organizmin e Thomas.
Tani, 10 vite më pas Thomas mori një kërkesë specifike nga vajza e personit të cilit ai ia mbante zemrën.
Ajo po i kërkonte që ta përcillte drejtë altarit.