Nëna ma shkatërroi lidhjen me të dashurin, thotë nuk ka para dhe veturë

Life style

Nëna ma shkatërroi lidhjen me të dashurin, thotë nuk ka para dhe veturë

Nga: G.B Më: 10 gusht 2016 Në ora: 16:33
Ilustrim

Një vajzë i ka shkruar psikologes të ‘The Sun’, ku ka treguar historinë e saj të trishtë, pasi familja nuk e lënë të jetë me djalin që do, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

E dashur Deidre:

Nëna ime mendon se më të rëndësishme janë vetura dhe paratë, se sa dashuria dhe lumturia.

Ajo është shumë kontrolluese dhe sillet si një 5 vjeçare, nëse gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës së saj.

Unë isha me të dashurin për dy vite bashkë dhe shumë të lumtur.

Para tre muajsh ne dolëm me vëllain tim dhe me të.

Ai dhe i dashuri im patën një luftë mes vete.

Nëna ime dhe pjesa tjetër e familjes më thonë se duhet të ndahem nga i dashuri.

Unë jam 23, ai është 22 vjeç.

Unë e dua atë dhe ne duam që të jemi bashkë përsëri.

Edhe vëllai im tani thotë se i dashuri im është në rregull, por nëna ime thotë jo, pasi nuk ka shumë para dhe nuk ka veturë.

Ajo më thotë që të dal me një djalë që i pëlqente për mua, djalë që ka balanc bankar, por mua nuk më pëlqente dhe ajo tani është kthyer sërish duke më thënë për të.

Unë dua që të jem me të dashurin tim.

Diedre përgjigjet:

Ti dhe i dashuri yt jeni të rritur.

Nëse dëshironi të jeni bashkë përsëri, provojeni.

Kontrolli i nënës tënde do të vazhdojë për aq kohë sa ti e lejon atë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat