Do të bëhem sërish baba, por kam dhe një dashnore dhe bëj seks me shumë femra tjera

Life style

Do të bëhem sërish baba, por kam dhe një dashnore dhe bëj seks me shumë femra tjera

Nga: G.B Më: 13 gusht 2016 Në ora: 15:49
Ilustrim

Një burrë i ka dërguar letër britanikes ‘The Sun’, ku tregon se është i martuar por që e tradhton gruan dhe këtë e ka bërë me më shumë se një grua, transmeton Bota Sot.

Aktualisht ai është me një dashnore, por bën seks edhe me femra tjera, e këtë nuk mund ta kontrolloj.

Kjo është letra e saj:

U largova nga ndeja familjare javën e kaluar, për të shkuar për të bërë seks me gruan që sapo kam njohur.

Unë duhet të ndalem së tradhtuari gruan time, por jam jashtë kontrollit.

Jam bashkë me gruan prej 10 vitesh dhe kemi një vajzë 6 vjeçare.

Në fillim gjithçka ishte në rregull, por gjërat ndryshuan kur u martuam.

Unë jam 38, ndërsa gruaja ime është 31 vjeç. Unë kam një djalë 5 vjet nga lidhja e mëparshme.

Ai ishte xheloz kur unë kisha një vajzë dhe gruaja ime e urreu atë.

Kjo ka shkaktuar probleme dhe martesa u shkatërrua.

Gruaja dhe unë e pranuam këtë dhe filluam të ecim përpara.

Unë e njoha një grua të re, që më bën mua të lumtur. Ajo është 26 vjet, është e bukur dhe seksi me të është i mrekullueshëm.

Por, vajza ime kishte një aksident dhe gruaja ime pati nevojë për ndihmë për tu përballuar me të, kështu që unë u ktheva.

Djali im është rritur dhe nuk xhelozon më, dhe unë e gruaja ime vendosem që të provojmë sërish. Ne po presim një tjetër fëmijë.

Problemi është se unë thjesht nuk mund të mos e tradhtoj.

Unë ende takohem me të dashurën time, e cila është në dijeni për gjithë situatën.

Por, unë jam i humbur edhe me femra të tjera, sapo të kem mundësinë. Muajt e fundit kam bërë seks me shumë femra.

Një moment turpi ishte në ditëlindjen e 40 të kushëririt të gruas.

Gruaja ime po vallëzonte me një kushëri dhe unë fillova të flisja me një grua në bar.

Me shaka i thash se do të doja ta takoja pas 5 minutash diku. Nuk mund të besoja por kur shkova, ajo ishte aty duke më pritur.

Ne bëmë seks shpejt pas disa shkurreve.

E di se kjo është një mënyrë e mirë e të sjellurit, sidomos që do të bëhem sërish baba.

Unë dua të jem shumë më i mirë se babai im.

Babai im ishte i dhunshëm dhe unë u largova kur isha i vogël.

Partneri i fundit i nënës time abuzoi seksualisht dhe ende më duket se e kam jetën lëmsh.

Përgjigja e psikologes:

Fazat e hershme të një marrëdhënie seksuale ju bëjnë që të ndiheni të dashur, por abuzimi që keni vuajtur ju shkakton plagë emocionale, që janë shumë reale dhe ju kanë lënë ndjenja të pakëndshme.

Ti duhet të punosh me këtë.

Ndalo së takuari me të dashurën. Kjo është më  e mira për ty dhe për të dhe këtë duhet ta bësh për hir të familjes tuaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat