Horoskopi ditor, e martë 16 gusht 2016

Life style

Horoskopi ditor, e martë 16 gusht 2016

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 07:23
Horoskopi

Jini më të hapur dhe më tolerante ndaj njeriut të zemrës dhe do të jetë më e thjeshtë që të ai/ajo të zbulojë një pjesë të bukur të karakterit që ju e mbani të fshehur. Beqarët do kenë mbështetjen e yjeve sot dhe do kenë takime mjaft interesante. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni vështirësi.

Dashi

Ju që jeni në një marrëdhënie në çift mos e lini veten të ngecni në asnjë lloj intrige ose kurthi, sepse s’do të keni forca dhe mundësi të dilni pa u prekur. Beqarët edhe pse nuk do kenë fat sot në dashuri nuk duhet të dekurajohen. Financat do jenë gjithë kohës të mira.

Demi

Jini të kujdesshëm, të fshehtë dhe të sjellshëm gjatë gjithë ditës së sotme ju të dashuruarit. Partneri/ja do të di të vlerësojë vetitë tuaja. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe do kenë ftesa për takime pa fund. Në planin financiar kujdesuni mirë në menaxhimin e të ardhurave.

Binjakët

Jini më të hapur dhe më tolerante ndaj njeriut të zemrës dhe do të jetë më e thjeshtë që të ai/ajo të zbulojë një pjesë të bukur të karakterit që ju e mbani të fshehur. Beqarët do takojnë një person i cili do i tërheqë jashtëzakonisht vëmendjen. Në planin financiar sigurohuni mirë para se të shpenzoni.

Gaforrja

Përkushtojuni me vëmendje më të madhe çështjeve të komunikimit në çift dhe do të arrini të përfitoni më shumë nga koha dhe mundësitë që ju ofrohen. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse por num janë ende gati për të hedhur hapa. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Luani

Ka mundësi që të përjetoni pasojat e një problemi të papritur për ju të dashuruarit, por të parashikuar mirë nga yjet. Jeni duke ndjekur rrugën e përcaktuar nga fati. Beqarët do kenë mbështetjen e yjeve sot dhe do kenë takime mjaft interesante. Në planin financiar parashikohen disa probleme.

Virgjëresha

Do të jetë shumë e rëndësishme për ju që jeni në çift që të luani si lojtari kryesor i një skuadre. Nëse tentoni t’i bëni gjerat pa llogaritur, do ta humbni lojën. Beqarët do kenë një ditë rutinë dhe të zakonshme, pa ndonjë takim interesant. Financat do hasin probleme, Saturni do ketë ndikim negativ.

Peshorja

Nëse një herë të vetme do të synoni të gjuani më poshtë se maksimumi juaj, do të vini partnerin/en në pozicionin e fitimtarit. Por mos harroni se ky pozicion ju përket vetëm juve. Beqarët nuk janë ende gati për të nisur një lidhje. Financat nuk do jenë aspak të ekuilibruara.

Akrepi

Jeni të përfshirë në ndjenjat e të afërmve tuaj shumë më tepër se sa do të dëshironit. Sigurohuni se keni përmbushur detyrat dhe ktheni vëmendjen edhe nga partneri/ja. Beqarët do i kenë idetë të qarta dhe do dinë çfarë kërkojnë. Në planin financiar do ju duhet shumë kujdes dhe maturi.

Shigjetari

Ndoshta nuk do t’i kuptoni ashtu si duhet këshillat dhe paralajmërimet që do të merrni nga partneri/ja. Ndiqni arsyetimin dhe mënyrën tuaj individuale të të vepruarit. Beqarët nuk do kërkojnë asgjë me ngulm, por do i marrin gjërat si t’ju vinë. Në planin financiar fati do jetë në krahun tuaj.

Bricjapi

Do të ndjeni nevojën e diellit dhe të ajrit të freskët, prandaj dilni me njeriun e zemrës për ta shijuar. Sa më shumë që të afroheni me botën e jashtme, aq më shumë të mira do të keni. Beqarët do jenë me fat dhe do kenë takime pa fund. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.

Ujori

Nëse vërtet doni që lodhja juaj të shpërblehet, duhet të jeni më agresivë ndaj partnerit/es në kërkim të të drejtës tuaj. Beqarët do pleksen me një person dhe ka mundësi të nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni vështirësi.

Peshqit

Bashkëpunimi me njeriun e zemrës do t’ju çojë në rezultate të pabesueshme. Nëse impenjoheni, avantazhet do të jenë maksimale. Beqarët do kenë takime pa fund, por vetëm për aventura kalimtare dhe asgjë serioze. Financat parashikohen në gjenden e tyre më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat