Katër shenjat që tregojnë se jeni bërë për njëri – tjetrin

Life style

Katër shenjat që tregojnë se jeni bërë për njëri – tjetrin

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 16:34
Ilustrim

Çiftet të cilët janë të lindur për njëri – tjetrin mund t’i shohim shumë shpesh nëpër filma hollivudian.

Por të tillë ka edhe në jetën reale por janë disa shenja paraprake që tregojnë nëse jeni “shpirtra binjakë”.

Ekspertja e lidhjeve, Talia Goldstein, ka renditur katër shenjat që tregojnë se një çift është i lindur për të qenë së bashku.

1. Keni të njëjtat ide për udhëtime

Një ngë mënyrat më të lehta për të treguar nëse jeni për njëri – tjetrin, është nëse partneri yt ka të njëjtën mendim për udhëtime.

“Çift i përkryer është ai që ka të njëjtën mendje dhe planifikojnë të njëjtat udhëtime”, shprehet Goldstein.

Nëse njëri dërshion që të shkojë me autobus e tjetri të udhëtojë me klasin e parë, atëherë padyshim që gjërat nuk janë ashtu siç duhet mes juve dyve.

“Kjo tregon shumë për mënyrën e jetës”.

2. Keni interesa të njëjtë dhe keni dëshirë që ato t’i realizoni së bashku

Një nga gjërat kryesore për një çift është nëse ata kanë interesa të njëjta, pra i interesojnë të njëjtat gjëra.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ta pëlqeni ose ta dëgjoni të njëjtën lloj muzike, por do të thotë që ju pëlqen që disa gjëra t’i bëni së bashku.

“Duhet të jenë të paktën dy ose tri gjëra që keni dëshirë t’i bëni bashkë”.

3. Lidhja juaj kë balancë

Shumica e çifteve që ka njohur Goldstein që shkojnë mirë me njëri – tjetrin është kur ata kanë balancë.

“Kam kuptuar që storiet më të suksesshme janë ato kategori, kur ndonjëherë njëri është pak më i shkujdesur kurse tjetri është më stabil dhe mbështetës”.

Sipas saj njerëzit me energji të ndryshme shkojnë shumë mirë me njëri –tjetrin.

4. Je me dikë që të bën të ndihesh mirë për veten tënde

Sipas Goldstein kjo është diçka thelbësore, pra të jesh në lidhje me dikë që të bën të ndihesh sikur je më i miri. Por sipas saj, shumica e njerëzve qëndrojnë në një lidhje dhe nuk ndihen aspak si vetja e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat