Personat inteligjentë janë më shumë të lumtur kur nuk kalojnë kohë me shoqëri…

Life style

Personat inteligjentë janë më shumë të lumtur kur nuk kalojnë kohë me shoqëri…

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 17:09
Ilustrim

Përderisa shumica e personave janë më të lumtur me një rreth të gjerë shoqëror, hulumtimi i ri bën të ditur se kjo nuk ndodh tek personat me nivele të larta të inteligjencës, pasi që, sipas studimit, ata ndjehen më mirë me rrethe të vogla të shoqërisë.

Psikologët Satoshi Kanazawa nga London School of Economics dhe Norman Li nga Singapore Managment University janë autorët e këtij studimi të publikuar muajin e kaluar në British Journal of Psychology, dhe ata kishin pasur dëshirën të zbulojnë se si shoqëria ndikon në kënaqësinë e jetës dhe lumturinë e përgjithshme.

Fillimisht ata kishin zbuluar dy trende madhështore. Së pari, banorët urban ishin në përgjithësi më pak të lumtur sesa ata që jetonin në zona rurale. Së dyti, njerëzit kishin raportuar për nivele më të larta të kënaqësisë jetësore dhe lumturisë nëse kishin pasur rritje në ndërveprimet shoqërore.

Duke e përdorur teorinë savana të lumturisë për ta mbështetur hulumtimin e tyre, hulumtuesit kishin hedhur një hipotezë ku kishin thënë se zbulimet e tyre kanë fillet qysh në stilet e hershme të jetës ku njerëzit jetonin në fise. “Situatat dhe rrethanat që ua kanë rritur kënaqësinë paraardhësve tanë në ambientin e tyre, edhe neve mund të na rrisin sot”, kanë shkruar ata.

Një tjetër zbulim i mahnitshëm i tyre kishte qenë se edhe njerëzit inteligjentë ishin më pak të kënaqur nëse shpenzonin shumë kohë me shoqërinë.

“Personat inteligjentë janë më pak të kënaqur me jetën nëse kalojnë shumë kohë me shoqërinë e tyre”, tregojnë hulumtuesit.

The Washington Post ka kërkuar mendimin e një hulumtuesi ngaBrookings Institution që merret me ekonominë e lumturisë për ta shpjeguar këtë anomali.

“Këto zbulime tregojnë se personat me nivele të larta të inteligjencës dhe kapacitet për ta përdorur atë… janë më pak të prirë për të shpenzuar shumë kohë me shoqëri pasi që janë të fokusuar në objektiva tjera afatgjate”, ka treguar Carol Graham. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat