5 zakone të verës që ju çojnë në shëndoshje

Life style

5 zakone të verës që ju çojnë në shëndoshje

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:28
Ilustrim

Pirja e pijeve alkoolike- Në verë shpesh e lëshojmë veten ndaj ndonjë gote më tepër. E rëndësishme është që të mos e teprojmë, pasi janë pije që përmbajë sheqer dhe shkaktojnë fryrje.

Kripa e tepërt- Ngrënia e ushqimeve me shumë kripë, nuk dëmton vetëm shëndetin por edhe linjën trupore, pasi shkakton nevojë të madhe për të pirë ujë. Si të mos mjaftonte është një veprim që çon në fryrje barku dhe shton kilogramë.

Marrja e ilaçeve- Ilaçet duhen marrë vetëm atëherë kur është shumë e nevojshme dhe të udhëzuara nga mjeku. Në të gjithë rastet e tjera, nuk i bëjnë mirë trupit, duke qenë se shkaktojnë fryrje dhe rrezikojnë formën trupore.

Mos hidratimi në diell- Kur kalohen ditë të tëra nën rrezet e diellit, është shumë e rëndësishme mbajtja e një trupi të hidratuar, duke pasur kështu një lëkurë të lëmuar dhe për të qëndruar në formë. Mungesa e hidratimit ngadalëson funksionimin e metabolizmit, duke çuar në shtim peshe.

Mos marrja e masave në rast se nuk dilni jashtë- Në verë mund të ndodhë që për disa ditë me radhë të keni vështirësi për të dalë jashtë. Për pasojë do keni ndjesi fryrje dhe rëndim. Për të rregulluar organizmin dhe funksionimin normal të tij, pini një gotë ujë me limon qysh në zgjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat