5 modelet e fotove të plazhit të cilat nuk duhet ti bësh më kurrë

Life style

5 modelet e fotove të plazhit të cilat nuk duhet ti bësh më kurrë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 17:31
Ilustrim

Në sezonin e plazhit fotot nëpër rrjetet sociale bëhen edhe më të shpeshta, pasi neve na pëlqen të ndajmë me miqtë momente kur jemi me pushime, por edhe të tregojmë linjat dhe trupin e nxirë nga dielli.

Por ndodh shpesh që të gabojmë me pozat që zgjedhim në plazh dhe rezultati  si pasojë të jetë i kundërt e ndonjëherë edhe qesharak.

Prandaj në këtë artikull po listojmë ato poza nga të cilat duhet të heqësh dorë e mos ti përsërisësh më kurrë, pasi realisht janë jo vetëm të papërshtatshme, por edhe demode…

1. Seflie pa kokë në pozicion të shtirë

Kjo lloj poze është ndër më të sikletshmet përsa i përket fotove të plazhit dhe përveç se tregon linjat e tua nga një kënd jo dhe aq i bukur, është njëkohësisht edhe shenjë mburrjeje për linjat e tua. Hiq më mirë dorë nga kjo pozë pasi ka shumë poza më të bukura për të treguar trupin tënd.

Image

2. Sparkada në plazh

Poza e sparkadës me bikini nuk është aspak e rekomandueshme pasi mund ta teprosh duke treguar më tepër seç duhet nga pjesët e tua intime dhe më pas do të jetë e pamundur të ndalosh komentet nga rrjetet sociale…

Image

3. Pozon duke harruar fare çfarë sfondi ke mbarapa

Trego më tepër kujdes me fotot që shkrep në plazh e aq më tepër kontrolloje njëherë foton para se ta postosh në rrjetet e tua sociale, pasi ndodh që mbrapa të jetë një skenë aspak e këndshme apo e përshtashme. Të paktën kij parasysh se çka ndodh rëndomë në fotot e plazhit dhe kujdesu që mbrapa teje mos të ketë plehra, fëmijë lakuriqë, njerëz duke ngrënë sufllaqe etj…

Image

4 . Poza e këmbëve të cilat duken si “2 salçiçe”

Megjithëse fotot me këmbët e nxira me sfond detin janë shumë të përhapura, nuk ka asgjë artistike në këtë pozë, të cilat i bëjnë këmbët të duken si 2 salçiçe të skuqura nga dielli.

Image

5. Akrobaci  “e çuditshme” në plazh

Pavarësisht se ti mund të jesh në formë të përkryer dhe dëshiron t’u tregosh miqve të tu një ndër pozicionet e tua të reja akrobatike, kij parasysh se një pozë e tillë do të duket qesharake, pasi je në plazh e jo në palestër. Çdo gjë ka vendin e vet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat