10 gjërat që nuk i dinit për rrezitjen në plazh

Life style

10 gjërat që nuk i dinit për rrezitjen në plazh

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 18:55
ilustrim

Dëshira për të marrë ngjyrë gjatë kohë kur bëjmë plazh, e sidomos gjatë verës, është e kuptueshme. Mirëpo edhe nëse përdor mbrojtës nga dielli me faktor 30 apo më shumë, edhe nëse e aplikoni vazhdimisht, prapë do të merrni ngjyrë”, thotë Doris Day, dermatologe për kozmetikë.

Por qëndrimi në diell ka disa efekte negative të cilat edhe mund të i mos I keni ditur.

Pra, çfarë ndodh në të vërtetë gjatë qëndrimit nën diell? Dr. Day, tregon për Cosmopolitan.com:

1.    ADN-ja e lëkurës suaj dëmtohet. Ka dy lloje të rrezeve që arrijnë lëkurën tuaj: UVB dhe UVA. Rrezet UVB janë valë më të shkurtër të dritës që depërtojnë në shtresën e poshtme të lëkurës, të quajtur “shtresa bazale”.  Kjo shtresë përmban qeliza të vogla të rrumbullakëta të quajtura qeliza bazale që vazhdimisht ndahen, duke lejuar lëkurën tonë të rigjenerohet çdo 28 ditë. Por kur ju jeni të pambrojtur nën diell, rrezet UVB godasin qelizat ndarëse dhe shkaktojnë dëme të ADN-së. 

2.    Rrezet UVA prishin kolagjenin dhe elastinën dhe shkaktojnë mplakje të parakohshme të lëkurës. Rrezet UVA, depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës suaj, aty ku ndodhen kolagjenët dhe indet e elastinës (ajo që i jep strukturë lëkurës suaj). Rrezet shkaktojnë që kolagjeni dhe elastina të shpërbëhen, dhe ju lënë me lëkurë më pak të fortë..

3.    Djegia e njëpasnjëshme e lëkurës nga rrezet e diellit mund të shkaktojë kthimin e qelizave tuaja në kancerogjene. Kur ju merrni djegie nga dielli,  lëkura juaj shkon nëpër një proces të riparimit ku ajo duhet të vendosë nëse qelizat e prekura janë të dëmtuara që të jenë ende aty. Nëse qeliza është përtej riparimit, ajo do të zgjedh të vdesë vetvetiu. Nëse qeliza është disi e dëmtuar dhe përpiqet të riparojë veten, por e bën këtë pa sukses, ajo mund të bëhet dezertuese dhe të kthehet në një qelizë kanceroze.

4.    Dielli prek lëkurën e të gjithëve, nga ajo e hapur në atë të errët, mirëpo njerëzit me lëkurë të hapur janë në rrezik më të madh nga melanoma. Nëse ju keni lëkurë shumë të hapur, kjo do të thotë se lëkura juaj nuk prodhon melaninën e duhur për t`ju mbrojtur nga djegiet. Pra, lëkura juaj vetëm do të vazhdojë të bombardohet me rrezet UVA dhe ju vë në një rrezik të lartë për melanomë. 

5.    Dielli shkakton prenkë (pikla të zeza), që është mënyra e bukur për të thënë “dëmtime nga dielli”. Në thelb dëmet e diellit janë një grumbull i melaninës i koncentruar që bëhet më i dukshëm kur jeni ekspozuar shumë ndaj rrezeve të diellit. Një formë tjetër e dëmtimit nga dielli, që paraqitet në lëkurën tuaj si arna të mëdha ngjyrë kafe, është melasma. Ky fenomen është efekt i përbashkët i femrave që janë duke marrë hormone, si ato për kontroll të shtatzënisë, dhe janë jashtë në diell pa përdorur SPF të mjaftueshme.

6.    Dielli me kalimin e kohës mund të bëjë lëkurën tuaj të re të duket si lëkurë e vjetër. Nëse keni vërejtur ndonjëherë në gjyshen apo gjyshin tuaj – apo edhe prindërit tuaj – shanset janë që ata të kenë njolla kafe në fytyrën e tyre. Këto paraqiten sepse disa melanocite janë më tepër të stimuluara se të tjerat, prandaj kjo shkakton paraqitjen e arnave të pigmentit në lëkurën e tyre.

7.    Dielli në thelb, e vlon ujin nga flokët tuaja. Kjo do të thotë se ju duhet më tepër të mundoheni që të hidratoni flokët tuaja me kondicioner që pushon. Përndryshe, dielli do ta thajë tërë lagështinë e flokëve, duke ju lënë një ndjenjë të brishtë dhe nganjëherë çon në thyerje të flokëve.

8.    Mbrojtja e gabuar e flokëve ndryshon ngjyrën e tyre. Nëse nuk e mbroni ngjyrën e flokëve tuaj me një kapelë, apo ndonjë shall për flokë  me mbrojtës UV në të, flokët tuaja kafe do të bëhen pacipë dhe të kuqe, flokët bionde do të marrin ngjyrë më të hapur, dhe flokët tuaja të kuqe do të zbehen – sidomos nëse nuk është ngjyra juaj natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat