Dy muajt më të rrezikshëm për një martesë

Life style

Dy muajt më të rrezikshëm për një martesë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:48
Ilustrim

Një studim i fundit ka arritur në përfundimin se kur bëhet fjalë për martesat, ka një periudhë të vitit gjatë të cilës rreziku i divorcit është më i madh.

Pasi kanë analizuar kërkesat për shkurorëzim të depozituara në gjykata nga viti 2001 deri në 2015, studiuesit kanë arritur në përfundimin se dy janë muajt kur divorcet arrijnë kulmin: marsi dhe gushti.

Studiuesit e Universitetit të Uashingtonit e shpjegojnë këtë fakt me dëshirën e partnerëve për të kaluar Krishtlindjet dhe pushimet verore bashkë, pavarësisht vendimit të hershëm për t’u ndarë.

“Pushimet përfaqësojnë një fillim të ri, një mundësi për t’i përmirësuar gjërat apo për të qenë optimistë”, thonë studiuesit.

Ndërsa muajin mars, studiuesit e shpjegojnë me faktin se çiftet presin kthimin e fëmijëve në shkollë apo edhe stinën e re, pranverën, në hemisferën veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat