Çorapet nga leshi ndihmojnë në problemin e këpucëve të ngushta

Life style

Çorapet nga leshi ndihmojnë në problemin e këpucëve të ngushta

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:27
Ilustrim

Shumë herë, kur blini një palë këpucë, nuk e kuptoni menjëherë se mund t’ju vrasin.

E vërteta është se kjo ndodh përgjithësisht vetëm pasi i keni veshur për disa orë. Dhe kur ju vrasin këpucët, ju që e keni provuar, e dini mirë sa e sikletshme është.

Madje dhe nëse janë këpucët tona të preferuara, kur na vrasin, nuk i veshim dot më. Sepse që të mos na shkaktojnë dhimbje do të duhej një kohë e gjatë plot mundim derisa këmbët të mësoheshin me këpucët e reja ose edhe që këpucët të hapeshin, shkruan Noa.al, përcjellë Klan Kosova.

Por ka një zgjidhje!

Dhe jo duke shkuar te këpucari që t’jua fusë këpucët në formë për t’i hapur.

Mund ta bëni vetë, fare thjesht: Vishni një palë çorape të leshta, sa më të trasha t’i keni dhe me to, vishni këpucët që ju vrasin.

Qëndroni kështu disa minuta dhe ecni nga pak. Konstatoni ku ekzaktësisht ju vrasin këpucët dhe me vendosni mashën e flokëve tek ajo pjesë. Më pas hiqni çorapet e leshta dhe provoni t’i vishni këpucët.

Nëse ende ju vrasin, përsëriteni këtë veprim. Praktikisht pas kësaj “teknike”, këpucët nuk duhet t’ju shkaktojnë më dhimbje, por nëse ju ndodh prapëseprapë, zgjidhje tjetër nuk ka, …shkoni përsëri tek këpucari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat