Ja përse është e rëndësishme ta pranoni fajin herë pas here

Life style

Ja përse është e rëndësishme ta pranoni fajin herë pas here

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 16:15
Ilustrim

Askujt nuk i pëlqen një person që refuzon të pranoj fajin. Refuzimi i pranimit të fajit bën që të dukeni si fëmijë, kokëfortë dhe i pa gatshëm t’i shihni këndvështrimet tjera.

Por, mund ta bëni veten të tingëlloni shumë më pak kokëfortë gjatë një debati nëse planifikoni të pranoni fajin herë pas here.

Argumentet zakonisht mbështillen në egot tona. Ne mendojmë se të qenit gabim do të na bëjë të dukemi keq, ose do të ndikojë në kredibilitetin tonë. Por, një përdorues i Quora, Ryan Cook, sugjeron se pranimi i fajit kur e keni gabim ju fiton më shumë pikë me njerëz sesa përpjekja për të dëshmuar se e keni mirë edhe në mënyrë më të mirë të mundshme.

Kjo është arsyeja se përse ai futet në çdo debat të mundshëm apo argument me planin se do të pranojë fajin, ose do të pranojë se nuk din gjithçka.

Çështja nuk është të gënjeni dhe të thoni se e keni gabim për diçka që nuk e keni. Por, çështja është të filloni një argument me gatishmërinë për t’i pranuar këndvështrimet e të tjerëve duke e lënë mundësinë hapur për ta ndryshuar vet ju mendimin.

Nuk mund të keni gjithmonë një argument fitues, pasi që jeni njeri, por mund të keni gjithmonë një qëndrim apo sjellje të një fitimtari, e kjo është më e rëndësishme. Debatuesit e mirë, pavarësisht humbjes, dinë si të duken sikurse janë mbi të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat