Horoskopi ditor, e hënë 29 gusht 2016

Life style

Horoskopi ditor, e hënë 29 gusht 2016

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 07:21
Horoskopi

Sot ju të dashuruarit do të jeni gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës. Tregoni kujdes. Beqarët duhet të shfrytëzojnë ftesat për takime dhe të përfitojnë nga ato. Parashikohen disa probleme në planin financiar, por jo shqetësuese.

Dashi

Gjatë kësaj dite është mirë që ju të dashuruarit ti vini një objektiv vetes tuaj dhe ta ndiqni atë. Aktualisht sinqeriteti dhe përulësia do të jenë virtytet më të mira. Beqarët duhet të tregohen mjaft të vëmendshëm sot me personat që do takojnë. Kujdes me shpenzimet, mund të hasni probleme.

Demi

Sot ju duhet të mendoni për partnerin/en tuaj dhe ti jepni kohë të mjaftueshme atij/asaj. Duhet të dini se sjellja juaj ndaj tij/saj nuk është e mirë. Beqarët do jenë të sigurtë për atë që duan dhe do dini çfarë hapash të hedhin. Në planin financiar parashikohet një ditë e mirë pa probleme.

Binjakët

Nuk duhet të ankoheni për disponimin tuaj aktual dhe të fajësoni veten tuaj. Kujdesuni që gjatë kësaj dite ju të dashuruarit të mos e vini veten në presion. Beqarët duhet të shfrytëzojnë ftesat për takime dhe të përfitojnë nga ato. Financat do jenë të mira dhe do keni mundësi edhe për shpenzime.

Gaforrja

Sot duhet të qëndroni drejt në rrugën tuaj dhe të ndiqni drejtimin e zgjedhur me njeriun tuaj të zemrës. Veprimet e papërgjegjshme vetëm mund të ju dëmtojnë.  Beqarët pavarësisht takimeve të shumta që do kenë nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin. Kujdes me menaxhimin e financave.

Luani

Ju që jeni në një marrëdhënie mos prisni që çdo problem juaji të zgjidhet vetë. Duhet të veproni duke u menduar mirë që lidhjes suaj të dashurisë ti rikthehet sërish harmonia. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në hapat që do hedhin. Në planin financiar nuk do keni probleme falë menaxhimit tuaj të mirë.

Virgjëresha

Sot do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi ju që i përkisni një marrëdhënieje në çift. Lidhja me partnerin/en do të jetë e tensionuar. Kujdes. Së shpejti beqarët do realizojnë takimin e tyre të shumëpritur, vetëm ju duhet të bëjnë dhe pak durim. Me financat tregoni kujdes, mundohuni të shmangni shpenzimet.

Peshorja

Çiftet duhet të bëjnë kujdes dhe të tregohet të vëmendshëm ndaj partnerit/es së tyre, sepse ky/kjo e fundit nuk do të jetë aspak në humor të mirë. Beqarët do kenë një jetë sociale shumë aktive dhe nuk do e ndjejnë nevojën për lidhje. Kujdes me financat.

Akrepi

Sot ju të dashuruarit do të jeni gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës. Tregoni kujdes. Beqarët nuk do kenë fat sot dhe do mbeten ende vetëm. Edhe në planin financiar parashikohen disa probleme, prandaj kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Shigjetari

Përpiquni që të bëheni të dobishëm për partnerin/en tuaj, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Beqarët duhet të argëtohen në dalje me miqtë, pasi dashuria ende nuk do i buzëqeshë. Në planin financiar pritet të jetë një ditë me fat.

Bricjapi

Shumë persona mund të tentojnë t’ju vënë në vështirësi, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Tregohuni tolerantë ndaj partnerit/es. Beqarët do kenë plot takime interesante, por duhet të tregohen më të hapur. Ditë me fat për financat, por gjithsesi mos e teproni me shpenzimet.

Ujori

Të reja në dashuri për të dashuruarit. Më në fund planet tuaja për të ardhmen do të marrin drejtimin e duhur. Beqarët do realizojnë disa takime nga të cilat do ndjehen mirë dhe mund të kenë edhe ndryshime të statusit. Parashikohen disa probleme në planin financiar, por jo shqetësuese.

Peshqit

Ditë e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Vetëm pasditja do ketë një thyerje të rutinës, pasi partneri/ja juaj është kujdesur për një darkë romantike. Beqarët do jenë plot sharmë sot dhe do mund të bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Në planin financiar do jetë një ditë me fat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat