A është më mirë të jesh në lidhje apo beqar-e?

Life style

A është më mirë të jesh në lidhje apo beqar-e?

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:38
Ilustrim

Të qenit beqar apo në një lidhje ka të mirat dhe të metat e veta.

Por megjithatë ekspertët thonë se nuk është më mirë as njëra zgjedhje e as tjetra pra jo domosdoshmërisht është më mirë të jesh beqar apo të kesh një lidhje.

“Gjithçka varet nga situata në të cilën ne jemi. Varet edhe nga disa faktorë të tjerë si mosha, e kaluara sentimentale, qëndrueshmëria emocionale apo stili i jetës” thotë seksolgia Jess, për Hufinngton Post.

Megjithatë, më poshtë ju sjellim disa përparësi të të qenit beqare apo të mos kesh një lidhje.

Bën më shumë ushtrime fizike

Ndoshta keni lexuar diku se martesa është një shërim i mirë për gjithçka duke filluar nga shqetësimet kardiake e deri tek depresioni. Megjithatë sipas studimeve të fundit, fakti i të qenit beqar i ndihmon shëndetit fizik.

“ Një studim i bërë mes 13 mijë amerikanëve të moshave nga 18 deri në 64 vjeç, ata që nuk ishin martuar kurrë i dedikoheshin më shumë aktivitetit fizik, krahasuar me kategoritë e tjera, të divorcuar, të ndarë, të martuar apo të ve” thotë dr. Jess.

Ushtrimet fizike janë të lidhura me përfitime të tjera për shëndetin, si përmirësimi i humorit, rritja e energjisë, përmirësimi i cilësisë së gjumit, aktivitetit kardiovaskular.

Një tjetër studim thotë se kush është martuar dhe është i lumtur ka mundësinë më të madhe të shtojë në peshë në katër vitet e ardhshme të martesës.

Kujdes më i shtuar për veten 

Sipas disa studimeve, nëse krahasohen të dhënat shëndetësore të një femre të martuar, me një femër që ka qenë gjithnjë beqare. Femrat beqare kanë treguar rezultate më të larta në tre parametra: shëndeti i përgjithshëm, ditët që ka qenë sëmurë dhe vizitat.

Më afër shoqërisë  dhe miqësi që zgjasin më shumë

“Disa ekspertë thonë se beqarët janë më të lirshëm, krijojnë lidhje shoqërore më të forta në krahasim me personat e martuar, pasi kërkojnë më shumë raste për t’u socializuar”, thotë seksologia Jess.

Ndoshta pa dëshirë por kur je në një lidhje, shumë miqësi përfundojnë në plan të dytë pasi prioritet bëhet ai ose ajo që ke në krahë.

E beqarët arrijnë të mbajnë miqësitë e tyre shumë më mirë dhe më gjatë.

Ushqim më i shëndetshëm

Të jetosh një lidhje jo të shëndetshme që përfundon në divorc, është e dëmshme si për mendjen dhe për trupin. Lidhjet “e sëmura” dhe jo të lumtura mund të çojnë në një sërë sjelljesh si “comfort feasting”, (të hash çdo gjë duke u shëndoshur, duke e parë si rrugë ngushëllimi), dhe “control feasting” (të privohesh nga ushqimi për të kontrolluar diçka në jetë).

Mjaftohesh me veten

Kur je vetëm mëson të gëzosh kohën vetëm për veten tënde. Mundësia për të jetuar në një mënyrë të pavarur dhe të kënaqshme është një “teknike e rëndësishme mbijetese”, që personat në çift nuk e gëzojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat