Meshkujt tregojnë dallimet mes seksit me një vajzë të rëndomtë dhe një vajze seksi

Life style

Meshkujt tregojnë dallimet mes seksit me një vajzë të rëndomtë dhe një vajze seksi

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 11:26
Ilustrim

Është e vërtetë se pamja fizike është vetëm sipërfaqe e cila nuk tregon thuajse asgjë për personalitetin dhe karakterin e një personi. Sidoqoftë, kur është fjala për joshjen seksuale, dy gjinitë priren të ndjehen më të eksituar nga një person që duket mirë.

Mirëpo, shumë herë kemi dëgjuar se ka dallime të mëdha në seksin me një vajzë jo të bukur dhe një vajze seksi me linja të mira trupore.

Këto dallime kanë vendosur t’i tregojnë disa meshkuj, të cilët kanë rrëfyer ngjarje nga përvojat e tyre personale.

“Ishte shumë e ndryshme. E urrej ta them këtë, por vajzën me të cilën e kam pasur seksin më të mirë në jetë, e kam dashuruar në mënyrë të fshehtë. I kisha treguar një shoku për to, por ai kishte qeshur. Nuk është edhe aq e shëmtuar. Megjithatë, unë i kisha fshehur ndjenjat e mia dhe asgjë nuk urrej më shumë sesa t’i kisha treguar të vërtetën rreth asaj se si ndjehesha”

“Vajzat seksi ishin më të shtrenjta”

“Penisi im nuk ka sy. Për mua ka qenë ndjenjë e njëjtë”

“Nuk kam vërejtur ndonjë dallim të madh në tërheqje fizike, por mosha është faktor i rëndësishëm. Aq më të vjetra që janë, aq më i mirë është seksi”

“Sipas përvojës sime, nuk ka asnjë ndërlidhje mes tërheqjes dhe aftësive seksuale. Sidoqoftë, ka një lidhje të fuqishme mes qëndrimit/personalitetit dhe aftësive seksuale.”

“Partnerët e moshës 20-30 vjeç janë më të mirë. Pamja fizike nuk kishte të bënte asgjë me dëshirën seksuale, përvojën, turpërinë, zhurmën etj. Megjithëse, shpeshherë vajzat me trup të mirë kishin më shumë vetëbesim, ecnin në të brendshme, flinin lakuriqe etj.”

“Ish e dashura ime e cila e kishte pasur një trup të mirë gjithmonë kishte qenë entuziaste, e zhurmshme dhe mbi të gjitha, e mirë në shtrat. Ndërsa, partnerja e tanishme është personi më pak tërheqës që kam bërë seks në jetën time, por ajo dinë saktësisht se çfarë më pëlqen dhe gjithmonë është e etur të më kënaqë”

“Vajzat e shëmtuara përpiqen shumë. Vajzave të bukura nuk ua ndien.”

“Vajzat që janë me të vërtetë seksi as që përpiqen. Ato janë mësuar që çdo njeri të bëjë gjithçka për ta, dhe krejt çfarë duhet të bëjnë ato është të pyesin. Kështu kam dëgjuar. Sidoqoftë, nga përvoja personale, mendoj se e djathta ime ka më shumë përvojë sesa e majta”

“Ndjehem tejet me fat: personi më tërheqës me të cilën kam qenë, ka qenë gjithashtu entuziaste, e aftë dhe e kënaqshme. Dashnorja më pak atraktive që kam pasur ka qenë dembele, dhe ka pritur që unë ta kryej tërë punën.”

“Është krejtësisht e kundërta. Vajzat më pak atraktive janë shumë më të mira në shtrat sesa ato seksi. Të paktën kështu them nga përvoja personale.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat