Tipat e vitheve të femrave dhe modelet e brekëve të cilat u rrinë më së miri

Life style

Tipat e vitheve të femrave dhe modelet e brekëve të cilat u rrinë më së miri

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 11:43
Ilustrim

Nëse femra me vithe të vogla blen brekë me prerje të lartë në kërdhokulla, do të ketë probleme sepse vazhdimisht do t’i hyjnë mes këmbëve. Vitheve mollaqe më së miri u rrinë tangat…

Femrat me vithe të vogla duhet t’i shmangin brekët me bel të lartë përkatësisht të prera lart, zgjedhja më e mirë janë modelet bikini apotangat.

Edhe ato me të ashtuquajturat vithe të zgjatura do të duhej të kujdeseshin kur të blejnë modele me prerje të lartë. Zgjedhja më e mirë janë brekët e tipit hipersterik.

Fatlumet të cilat kanë vithe mollaqe, do të duhej të zgjidhnin brekët në të cilat nuk ka shumë material, si p.sh. tangat, por shumë mirë u rrinë edhe brekët e femrave boksere.

Ekzistojnë edhe brekë shumë të larta të parapara për femrat me trup më të plotë të cilat njëkohësisht shërbejnë edhe si shtrëngues të belit.

Mase ky model nuk është për veshje të përditshme, posaçërisht jo verës, mirëpo gjithsesi për përmirësim të figurës para ndonjë takimi janë të përsosura.

Shikoni videon me modele të brekëve dhe tipat e vitheve të cilave më së miri u rrinë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat