Këtë femër e transformoi grimi 100%

Life style

Këtë femër e transformoi grimi 100%

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 14:14
Kelsie Swygart

Gjysma e fytyrës së grimuar është bërë hit i vërtet në Instagram! E duket se vërtet grimi bën çudi. Kelsie Swygart e adhuron grimin, ndërkaq nga shtëpia nuk del pa i rregulluar vetullat, në qerpikë vë maskara dhe pa krem pudër gjithashtu. Megjithatë, përpiqet që grimin ta reduktojë në minimum.

Në fëmijëri ka përdorur shumë pudër, korrektor dhe lloje të tjera bazash, për t’i mbuluar pikat në fytyrë. Kelsie ka arritur në qendër të vëmendjes pasi që në rrjetet shoqërore është shfaqur selfi i saj për sfidën “Fuqia e grimit”.

Në kuadër të kësaj sfide, individët duhet të grimojnë vetëm gjysmën e fytyrës në mënyrë që të vërehen dallimet midis anës së majtë dhe anës së djathtë.

Për sfidën e vet, ajo ka zgjedhur grimin që bëhet për një mbrëmje, me sy dhe buzë të theksuar në kuadër të së cilës ka përdorur shtatë prodhime të ndryshme për mbulimin e pikave: korrektorin, pluhurin e pudrës, ngjyrën e kuqe dhe buzëkuqin për konturimin e buzëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat