Këto gjëra mos i bëni kurrë para se të shkoni në shtrat

Life style

Këto gjëra mos i bëni kurrë para se të shkoni në shtrat

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 23:23
Ilustrim

Një sasi e mjaftueshme e gjumit është esenciale për të funksionuar siç duhet në jetë çdo ditë, por disa zakone në rutinën tuaj mund të jenë duke ju penguar që t’i merrni përfitimet e nevojshme nga gjumi.

Nëse dëshironi gjumë të mirë, sigurohuni që të mos i bëni këto gjëra para se të bini për të fjetur:

Të qëndroni në një dhomë me ndriçim të madh

Evitoni zonat e ndriçuara për të paktën gjysmë ore para se të shkoni në shtrat. Nëse punoni deri para gjumit, të paktën zvogëlojeni ndriçimin në dhomë. Lajme të këqija – kjo përfshin edhe celularin dhe TV-në. Edhe vetëm pesë minuta ekspozim ndaj dritës së ekranit ka mundësi që t’ju lërë pa gjumë.

Të bëni ushtrime

Ju që ushtroni, dëgjoni. Duhet të ushtroni të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat nëse dëshironi që të keni një gjumë të mirë. Kjo nuk përfshin ushtrime reklasuese si joga ose zgjatje.

Të pini kafe ose çaj

Duhet të pushoni së piri kafe dhe çaj shumë orë para gjumit, nëse dëshironi gjumë të përsosur gjatë natës. Në përgjithësi, rekomandohet që të mos pini çaj ose kafe pas orës 14:00 – ose të paktën tetë orë para kohës së gjumit.

Të shikoni filma të dhunshëm ose të frikshëm

Gjërat e frikshme gjatë natës do t’ua shkatërrojnë ëndrrat, dhe këtë e keni të sigurt. Kështu që ideja për të shikuar një film horror para se të flini nuk është e mirë. Filmat e tillë ju pamundësojnë që të bini në gjumë. Ndoshta është më mirë të shikoni ndonjë komedi...

Stresi

Provoni që ta pastroni mendjen e të mos mendoni çfarë bëtë gjithë ditën ose dje. Të stresoheni është një nga arsyet më të zakonshme pse nuk jeni në gjendje të bini në gjumë. Nëse jeni të stresuar, meditoni ose bëni ushtrime të frymëmarrjes para se të shkoni për të fjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat