Si ta dashuroni një narcisist pa e humbur veten?

Life style

Si ta dashuroni një narcisist pa e humbur veten?

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Partneri juaj është i përqendruar krejtësisht në vetveten, është manipulues dhe shpesh herë edhe i pa sinqertë.

Sharmi dhe niveli i tij i ambicieve kanë shkuar shumë larg edhe në botën profesionale, por ju shpesh herë keni telashe të lidheni me të në nivel personal.

Ai nuk merr përsipër fajin kur gjërat shkojnë keq. Merr vendime impulsive pa ju pyetur fare. Por edhe nëse do t’ju pyeste, gjërat s’do të ishin shumë më ndryshe.

Ai e ka mënyrën e vet që të marrë gjithçka që kërkon nga ju. Ai nuk dëgjon dhe kur ju dëgjon e bën për t’ju kritikuar. Por ju prapë keni vendosur të rrini në këtë lidhje. E cilado qoftë arsyeja, kjo do të jetë një rrugë shumë e vështirë.

Më poshtë i keni tri këshilla se si ta dashuroni një narcisist pa e humbur vetveten.

– Gjëja e parë që duhet të bëni është ta dashuroni veten

– Tregohuni të dhimbshëm dhe të mëshirshëm sepse narcizoidët nuk janë njerëz të lumtur

– Mbështetuni në kapacitetin tuaj për t’u distancuar emocionalisht 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat