Industria e modës po përballet me një periudhë të keqe

Life style

Industria e modës po përballet me një periudhë të keqe

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 23:09
Modelet

Qyteti i Nju Jorkut ka filluar ritet e tij të shenjta të shitjes me pakicë. Por java e tij e modës, e cila u zhvillua në datë 7 shtator, ndryshoi komplet atmosferën e qytetit, duke filluar që nga të ftuarit deri tek modelet fytyrëngrysura që parakaluan në pasarelë. Qëllimi i gjithë kësaj është që stilistët të shpallin çfarë do të jetë në modë pranverën që do të vijë. Por, për pjesën më të madhe të industrisë së shitjes me pakicë është e qartë që diçka nuk shkon.

Për të kuptuar thelbin e problemit, mendoni se çfarë ndodh kur java e zgjatur e shfaqjes së modës mbaron. Stilistët fillojnë të bëjnë gati rrobat që kanë porositur shitësit me pakicë, me një shpërndarje të programuar nga katër deri në gjashtë muaj avancë. Por, konsumatorët kanë filluar që t’i ndjekin koleksionet më të fundit online dhe nga aty të bëjnë blerjet që duan. Dyqanet e “Modës së Shpejtë”, siç është Zara, e cila është pjesë e spanjolles Inditex, prodhon me shpejtësi rroba “frymëzuar” nga ato që shfaqen në pasarelë. Kur modelet origjinale mbërrijnë nëpër dyqane, duken të dala jashtë mode.

Kjo situatë dukshëm ka prodhuar fitues dhe humbës. Shitësit me pakicë më të mëdhenj në botë për momentin janë Inditex dhe TJX, sipas Euromonitor, një firmë kërkimore. TJX blen inventarët e tepërt markave më me famë në botë dhe i rishet ato me një çmim më të ulët. Departamentet tradicionale të dyqaneve, ndërkohë, po luftojnë modelet e vjetërsuara dhe rrobat që po mbeten stok në rafte duke u shitur me një çmim shumë më të ulët.

Sfida është e kuptueshme. Tashmë industrisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të merret me këtë problem. Në mars Këshilli i Stiluesve në Amerikë dhe Grupi Konsulent i Bostonit sugjeruan alternativa në lidhje me ciklin e ngadaltë të shitjes me pakicë, disa prej të cilave janë përkrahur dhe nga fashionistët. Një grup i vogël stiluesish testuan modele të reja biznesi në javën në Nju Jork, apo këtë javë në Londër. Mund të jetë e dukshme, ama për stiluesit  nuk është aspak i lehtë ky ndryshim pasi, furnitorët, magazinierët dhe shitësit me pakicë janë mësuar të operojnë sipas mënyrës së vjetër. Pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur në sistemin e vjetër, me rregullime të vogla. Gjatë javës së modës në shkurt, për shembull, Micheal Kors dhe Tony Burch treguan shumë pak veshje, të cilat ishin në dispozicion menjëherë për shikuesin.

Disa po shkojnë më tej. Tom Ford nuk nxori në skenë koleksionin e pranverës, sikurse bën zakonisht, por, pjesërisht nxori live në internet koleksionin e vjeshtës 2016, të cilat janë të gatshëm për shitje tani. Rebecca Minkoff, një tjetër stiliste, prezantoi koleksionin e saj në rrugë, përpara njërit prej dyqaneve të saj në Manhatan, me të ftuar që blenë veshjet që pëlqyen menjëherë. Për shkak se shitësit me pakicë kanë vendosur se cilat nga veshjet do të ruajnë, shfaqja e modës mund të promovojë veshje specifike për të rritur shitjet.

Stiluesit britanike po përshtaten gjithashtu. Këtë javë Burberry, për shembull, veshjet që do të prezantojë do të jenë të gatshme për tu shitur menjëherë. Kompania e modës e ka vënë punën para prej gjashtë muajsh. Parada e modës nuk do të jetë një ngjarje e biznesi, por një ngjarje marketingu për të tërhequr konsumatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat