Flokë të kuqe, ngjyra e vjeshtës që po josh yjet

Life style

Flokë të kuqe, ngjyra e vjeshtës që po josh yjet

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 09:08
Ilustrim

Flokët e kuqe janë “një armë” e vërtetë joshjeje dhe nuk kalojnë pa u vënë re.

Është kjo arsyeja që shumë yje vendosin për një ndryshim ngjyre dhe zgjedhin nuancat e ngjyrës së pasionit?

Nga tonalitetet më të zbehta deri tek ngjyra e luleshtrydhes, disa prej femrave VIP kanë zgjedhur të përdorin ngjyrën e kuqe, nga Julia Roberts, Eva Longoria, Rihanna, etj.

Mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen e dikujt – flokët e kuqe, mundësisht sa më të zjarrta. Është e guximshme dhe e egër, por ama kur bëhet fjalë për yjet e Hollyood-it, e kuqja në flokë duket aq tërheqëse.

Kombinimi me ngjyrat e errëta apo deri edhe në të kuqen e rubinit i sjell ato më të zjarrta. Në të gjitha tonalitetet e saj, e kuqja në flokë kërkon edhe shumë kujdes për të qenë e shkëlqyer, megjithatë është ngjyra që bën çdo mashkull ta kthejë kokën pas.

Jo më kot të famshmet e kanë zgjedhur tashmë: e kuqja e zjarrtë është e parezistueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat