Nuk mund ta kënaq të dashurin më seks, andaj kam provuar që...

Life style

Nuk mund ta kënaq të dashurin më seks, andaj kam provuar që...

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Një vajzë 21 vjeçare ka rrëfyer historinë për ‘The Sun’, ku ka treguar se ajo ka provuar çdo metodë për ta kënaqur të dashurin e saj në seks, por nuk ka arritur, pasi ai nuk arrin asnjëherë kulmin e kënaqësisë, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

I dashuri im thotë se më do por se seksi për të është një punë e përditshme.

Ne kemi planifikuar që të fejohemi në nëntor, pasi jemi në lidhje prej 2 vitesh.

Unë jam 21 ndërsa ai është 23 vjeç.

Seksi është problemi ynë i vetëm.

Unë nuk mund ta bëjë atë të arrijë kulmin e kënaqësisë dhe atë nuk e kënaq.

Ai kurrë nuk ka qenë i aftë që të ejakulojë kur ka bërë seks.

Unë kam provuar seks oral dhe me dorë.

Ai mund të arrijë ereksion por nuk mund ta kryejë atë.

Ne kemi pasur fundjava romantike larg nga këtu. Kam veshur të brendshme seksi, por asgjë nuk ka pasur sukses.

E vetmja mënyrë që ai mund ta bëjë atë, është duke u masturbuar siç di ai.

Përgjigja e psikologes:

Nëse ai mund ta bëjë vetë, bëhet fjalë për bllokim emocional, jo problem fizik.

Ndoshta ai e ka parë shumë seksin si të pistë apo të gabuar, apo nuk e ka bërë me vajza të duhura, kështu që ai ka qenë i kushtëzuar për lehtësim privatësisë.

Kjo nuk është diçka e padëgjuar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat