Nga Rusia në Dubai, vetëm për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Life style

Nga Rusia në Dubai, vetëm për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:28
Anna Feschenko

Mamaja e Anna Feschenko,bukuroshes 17 vjeçare që rrëmbeu vendin e dytë në “Miss Moska” këtë qershor, është lutur që vajza e saj të kthehet në shtëpi pasi zbuloi se ajo kishte fluturuar nga Rusia për në Dubai për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund.

Modelja udhëtoi në Emiratet e Bashkuara pasi tha se ishte një çmim nga konkursi i bukurisë, por miqtë e saj e mohuan një gjë të tillë duke shtuar se qëllimi i saj i vërtetë ishte t’i bashkohej një shërbimi eskorte që e ofronte atë si një vajzë të virgjër te klientët arabë.

Duke shkuar atje Anna shpresoi të fitonte para për të paguar Universitetin në Moskë.

“Udhëtova atje sepse Anna me ftoi dhe tha se ishte një çmim i paguar nga konkursi “Miss Moska”. Për dy ditë bëm skandal kur zbuluam të vërtetën pse ishim atje, prandaj unë u ktheva,” u shpreh shoqëruesja e Feschenko e identifikuar si Ekaterina K.

“Eshtë një privilegj të jesh e virgjër në Emiratet e Bashkuara. Mendoj se Ana u habit nga sasia e parave që mund të fitonte”, vazhdoi ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat