Bëra seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, por desha ta mbaj sekret dhe...

Life style

Bëra seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, por desha ta mbaj sekret dhe...

Nga: G.B Më: 23 shtator 2016 Në ora: 22:51
Ilustrim

Një vajzë ka rrëfyer historinë për The Sun, ku ka treguar se ka bërë seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Kam pasur një natë seks me ish të dashurin e shoqes sime të ngushtë.

Ka qenë e mrekullueshme dhe është e gjitha për çfarë mendoj.

Por nuk dua që shoqja ime të më urrejë, kështu që duhet ta mbaj sekret,

Jam 24 vjet dhe ajo është shoqja ime. ne kemi qenë bashkë në shkollë dhe më pas në kolegj dhe jemi shumë të afërta.

Ajo ka qenë me këtë djalë për 6 vjet.

Ai është 25 vjet. ajo ka marrë vendim që të ndahen dhe janë ndarë në raporte të mira.

Kam menduar se ajo e ka bërë gjënë e duhur por nuk kam thënë asgjë në atë kohë, pasi ishte lidhja e saj dhe vendimi i saj.

Nuk e kam kuptuar se si ajo e ka duruar tërë atë kohë.

Kam pasur një ndejë për ditëlindjen time dhe si surprizë erdhi dhe ai aty.

Shoqja ime ishte në pushime.  Ai vallëzonte me mua dhe më mbante afër.

Dukej mirë dhe mu kujtua se shoqja ime kishte thënë se ai ishte dashnor i mrekullueshëm.

Supozoja se ishte atmosfera, muzika, alkooli, por gjithë çfarë mund të mendoj është se ai ishte i mahnitshëm në shtrat, sikur që kishte thënë ajo.

Të tjerët shkuan dhe derisa ai po hapte derën për të shkuar, kam dëgjuar veten që i kam thënë të qëndrojë. kjo nuk isha unë.

Ai u pajtua dhe ne u ngjitëm shkallëve.

Unë kam një dhomën të lirë por sugjerova dhomën e gjumit dhe ai qeshi.

Ne patëm një natë të mrekullueshme, fjetëm pak dhe bëmë seks sërish në mëngjes.

Asnjë problem aty, por çfarë t’i thosha shoqes sime.

Ish i dashuri i saj dhe unë kemi qenë bashkë që nga atëherë.

Sa herë që është i lirë, ai vjen në shtëpinë time.

Dera tani nuk jemi kapur, por mendoj se është vetëm çështje kohësh.

Përgjigja e psikologes:

Ti duhet ta gjesh një mënyrë që t’i tregosh asaj, përndryshe ajo ka mundësi të kuptojë nga dikush tjetër dhe do të ndihet më e mashtruar.

Ajo është ndarë nga ai, kështu që ai është i lirë të dalë me ty.

Mos u bëj që të dukesh se turpërohesh pasi po e fsheh atë.

Fol me të fillimisht.

thuaj se duhet t’i tregosh gjithë historinë shoqes tënde.

Ai duhet të jetë i gatshëm nëse ndodh ndonjë zemërim.

Pyete se çfarë ndjen dhe ku mendon të shkojë me ty.

Nëse ai thotë se është vetëm seks i rastësishëm dhe asgjë më shumë, përfundo lidhjen me të dhe humbe atë e jo shoqen.

Bëj kujdes kur i tregon asaj.

Ndoshta ajo ende ndjen pak dashuri për të./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat