Burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë

Life style

Burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 13:59
Ilustrim

Është gjithmonë interesante të imagjinojmë se  si meshkujt e shohin femrën ideale. A është inteligjenca e saj gjithmonë një ndër cilësitë më të dëshirueshme?

E pra, rezulton se kështu duhet të jetë.

Nuk është sekret se të kesh një intelekt të fuqishëm është një cilësi shumë e çmuar personale. Studimi i ri tregon se kur kjo cilësi është e pranishme në një grua, në fakt mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë së partnerit të saj, si dhe të parandalojë çmendurinë.

Në një test në të cilën është shqyrtuar shëndeti i binjakëve identikë, është gjetur se personat që e rrethojnë personin tjetër kanë një efekt të madh në aftësitë e tyre intelektuale.

Hulumtuesit kanë përcaktuar se burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë dhe janë më të lumtur dhe më rrallë vuajnë nga sëmundje si Alzheimer ose çmenduria.

Është e njohur se  lojërat që ju stimulojnë intelektualisht ndihmojnë parandalimin e këtyre sëmundjeve, sepse stimulojnë trurin. Kështu që është e logjikshme të supozohet se një partner i cili vazhdimisht stimulon intelektin tuaj mund të ketë një efekt pozitiv mbi aftësitë tuaja kognitive.

Ndonëse duket e pabesueshme, disa meshkuj që ishin martuar me gra shumë inteligjente pas skenimit të trurit rezultonte se kishin trurin më të dobësuar por ata nuk vuanin nga asnjë simptomë e shëndetit të dobët mendor.

Lawrence Whalley, profesor i shëndetit mendor në Kolegjin e Mjekësisë dhe të Shkencave në Universitetin e Aberdeen, ka thënë:

“Ajo çfarë një djalë duhet të bëjë nëse dëshiron të jetojë më gjatë është të martohet me një grua inteligjente. Nuk ka mundësi më të mirë për të luftuar “çmendurinë” se sa inteligjenca”, ka thënë ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat