Bëra seks me mejshtrin, shokun dhe tani me hidraulikun, por ajo çfarë më bën burri, më shokon

Life style

Bëra seks me mejshtrin, shokun dhe tani me hidraulikun, por ajo çfarë më bën burri, më shokon

Nga: G.B Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një grua ka rrëfyer historinë për ‘’The Sun’, ku ka treguar se është e martuar, por edhe ajo edhe burri i saj e tradhtojnë njëri tjetrin, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Kam bërë seks tre herë me mjeshtrin dhe javën e kaluar kam shkuar në shtrat me mikun e vjetër.

Tani jam duke flirtuar me hidraulikun, i cili po e rregullon banjon tonë të re.

Unë kurrë nuk kam qenë besnike dhe burri im nuk është më mirë.

A jemi ne duke rrahur një kalë të vdekur me kamxhik, për të shpëtuar martesën tonë?

Në adoleshencë unë kam kaluar nga një marrëdhënie rastësore në tjetrën, shpesh edhe me burra të martuar.

Nuk kam pasur ndjenja për ta, por kam qenë shumë flirtuese dhe më ka pëlqyer të kem vëmendje.

Jam 38 vjeçare, u martova kur isha 25 dhe tradhtova pesë muaj më pas. Pastaj tradhtova me njeriun që sot është burri im.

Ai është 40 vjet. Ai ka qenë i martuar më parë dhe vetëm ka tradhtuar.

Kur u bashkuam ne ramë dakord që të mos tradhtojmë më. Ne jemi bashkë që 10 vite dhe kemi një djalë 8 vjet.

Pak kohë para se të lindja, kuptova se ai kishte paguar për seks disa herë, madje edhe gjatë shtatzënisë sime.

Ai u betua se kurrë nuk do ta bëjë atë përsëri. Pastaj ne kemi bërë disa ndryshime në shtëpinë tonë. Mjeshtri ishte aq i nxehtë, kam fantazuar me të, por nuk më pëlqente me të vërtetë.

Image

E dija që ishte i martuar por kam bërë seks tre herë me të. Burri im e kuptoi dhe u çmend.

Pak kohë pas kësaj zbulova se burri im po kërkonte për shoqëruese të seksit online.

Ai më tregoi se kishte bërë seks me kolegen e tij e më pas kishte ardhur tek unë. Më pas ajo e mohoi ato.

Në këtë kohë, burri im kishte vendosur spermën e tij në një web në internet për donatorë, që kërkonte të bënte seks me dikë që donte të mbetej shtatzënë.

Pastaj ai më tregoi se ishte abuzuar seksualisht si fëmijë dhe ka qenë dhe për këshillim.

Ai thotë se tashmë kjo ka përfunduar.

Mendova se jemi në rrugë të mirë, por muajin e kaluar e pashë që ai ishte duke kërkuar të bënte seks me të panjohura.

Më pas unë kam bërë seks me shokun e vjetër.

Burri im më zbuloi por prapë ne vendosëm që të provojmë, mirëpo tani jam duke flirtuar me hidraulikun.

Përgjigja e psikologes:

Ju të dy jeni të etur për një lëvizje të re në histori dashurie, por kjo është një shenjë se ju jeni duke kërkuar dashuri dhe jo seks.

Tradhtia e burrit tënd dhe pagesa për të bërë seks ka të bëjë më shumë me kontrollimin e ndjenjave se sa me përdorimin, pasi ai ndjeu kur u abuzua.

Pyete burrin tënd që të shkoni tek një këshilltar për çifte./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat