Ajo që bëni me paratë e kursyera, është po aq e rëndësishme sa shuma që e keni kursyer

Life style

Ajo që bëni me paratë e kursyera, është po aq e rëndësishme sa shuma që e keni kursyer

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Kursimi i parave është gjithmonë një gjë e mirë, apo jo? Nëse mund t’i reduktoni shpenzimet apo të blini gjëra kur janë në zbritje, atëherë jeni rrugës së duhur.

Siç tregon sajti i financave personale Massive Debt, reduktimi i shpenzimeve është pjesë e ekuacionit të buxhetit në të cilin pëlqejmë të përqendrohemi. Nëse vendosni të mos ushqeheni në restaurante apo të mos e paguani televizorin, atëherë jeni duke bërë një gjë të mirë për buxhetin personal.

Sidoqoftë, asnjëherë nuk flitet për gjërat që duhet bërë me paratë që i kursejmë. Dhe kjo ka rëndësi po aq shumë sa vet kursimi i parave.

Nëse kurseni para, por nuk i investoni ato, atëherë jeni duke humbur një mundësi shumë të madhe.

Tjetër aspekt që duhet konsideruar është se nëse kurseni para për një gjë të caktuar, por e shpenzoni në diçka tjetër, atëherë nuk i keni bërë vetes favore.

Ekspertët e financave rekomandojnë që paratë e kursyera gjithmonë t’i investoni diku dhe të mos i shpenzoni në gjëra jo fitimprurëse. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat