20-vjeçarja nxjerr në ankand virgjërinë për të filluar shkollën jashtë

Life style

20-vjeçarja nxjerr në ankand virgjërinë për të filluar shkollën jashtë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 22:35
Ariana

Një studente 20-vjeçare ka nxjerrë në ankand online, virgjërinë e saj, pasi dëshiron që të fitojë para për të nisur studimet jashtë shtetit.

Ajo është Ariana nga Rusia, e cila ka nisur ankandin me 130 500 paund. Megjithatë, ajo është duke shikuar edhe për mënyra të tjera për të fituar para, por vënia në shitje e virgjërisë është mënyra më e shpejtë për të grumbulluar sa më shumë fitime.

“Shumë studentë e dinë mirë se gjatë periudhës së studimit do të përballen me shumë probleme. Ju duhet të shkoni në punë për të paguar edukimin. Dua të shkoj në një shtet tjetër për studimet e mia në mjekësi. Shkolla është shumë e shtrenjtë, madje edhe shtëpia me qira do të kushtojë shumë”, ka thënë Ariana.

Sipas 20-vjeçares, prindërit nuk janë të vetëdijshëm për mënyrën që ajo ka zgjedhur për të fituar para për jetën e saj të re jashtë Rusisë. Por ajo është shprehur se nuk e ka problem që t’ua shpjegojë atyre kur ta marrin vesh.

Ndërkohë nuk është vetëm Ariana që po bën këtë veprim, pasi edhe shoqja e saj, Lolita, po vepron njësoj. Ariana ka rrëfyer se ka pritur gjatë për njeriun e duhur dhe se tani nuk ka më arsye që të presë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat