Dhurata për dikë që ke pak muaj që e njeh

Life style

Dhurata për dikë që ke pak muaj që e njeh

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:57
Ilustrim

Është e vështirë të gjesh dhuratën e duhur për dikë me të cilin sapo ke nisur të dalësh. Kur ke shumë kohë me dikë idetë vijnë vetë, sigurisht kur ke shumë shumë kohë, edhe idetë mbarojnë, por kur janë vetëm pak muaj, gjithçka bëhet më e vështirë.

Ju nuk jeni aq të afërt sa të planifikoni një udhëtim bashkë, por kjo nuk do të thotë që duhet të bëni dhurata të mërzitshme. Ti je një vajzë origjinale, prandaj nuk të falet! Mendo për ndonjë nga këto:

Një libër koktejesh. Asgjë nuk thotë “Jam duke të njohur” më mirë sesa një përpjekje për të kombinuar likere dhe asgjë nuk e thotë më qartë “nuk jemi në fazën e verës ende”, sesa një guidë për të përzier pijet.

Bileta për një koncert, teatër, opera: Dhe secila ka të mirat e veta. Në koncert mund të kërceni dhe të përqafoheni. Në një shfaqje teatri nuk keni shumë mundësi për ta bërë këtë, por mund të afroheni më shumë duke folur për artin. Dhe nëse ju pëlqen futbolli, asgjë nuk do ju ngrohë më shumë sesa afërsia në stadium në këto ditë dimri.

Një libër gatimi. “Dua të mësoj të gatuaj” ka bërtitur ai duke provuar atë pjatën e mrekullueshme në një nga takimet tuaja, apo duke parë Masterchef. Atëherë bëja më të lehtë ëndrrën duke i dhuruar një libër gatimi. Por kujdes, jo një mashkulli me komplekse që do e quante për ofendim një dhuratë të tillë.

Një lojë tavoline. Çfarë është më sexy sesa pak konkurrencë? Monopoly, apo një kuti e veçantë shahu do ju mbajë më shumë afër.

Blloqe shënimesh ose filxhanë shumë të veçanta. Ai është tip kreativi, që ndalon e shkruan herë pas here? Ndoshta hedh mendimet dhe mban shënime ngado në copa letre që i humbasin e në telefonin ku nuk dihet më çfarë ka. Atëherë bliji një bllok me kapak lëkure dhe është shumë po shumë më classy. Ose një filxhan funny për të pirë kafen e mëngjesit në shtëpi apo zyrë.

Dorashka për aparaturat me touch. Po t’i dhurosh një palë dorashka normale leshi është si dhuratë gjyshesh, por gjyshet, jo të gjitha, nuk dërgojnë mesazhe. Prandaj bliji një palë dorashka që mund të komandojnë pajisjet me touchscreen. Nëse nuk gjeni në Shqipëri dhe nuk keni kohë për porosi online, blijini një palë me gishtat përjashta.  Kështu nuk mund të justifikohet që nuk të shkruan sepse është me dorashka. Në vazhdën e dhuratave high tech mund t’i blini dhe kufje apo altoparlantë pa fije.

Një kartë dhuratë Steam. Ai mburret tërë kohës që është një lojtar i paparë? Një fantatik “harrova të haja sepse po luaja një lojë”? Djemtë që luajnë e duan shumë Steam. Vlen për videolojërat  në kompjuter, edhe nga ato të rejat dhe të veçantat. Nëse të pëlqejnë edhe ty, mund t’i bashkohesh në lojë, por edhe po të mos pëlqejnë ai do e vlerësonte që e mbështet në këtë pasion. Dhe kur ai të luajë, ti je e lirë të bësh shopping!

Një prenotim mujor në kinema apo kartë abonimi për paketat dixhitale. Ai mund të shohë gjithë filmat që ka qejf dhe mund të keni gjithmonë një alternativë kur nuk dini çfarë të bëni dhe ku të shkoni.

Libra. Ata të japin mundësinë për një bisedë shumë interesante, të mprehtë e provokuese. Është shumë high tech për një libër? Blija në variant dixhital. Fjalia e fundit fare: Të lexosh është seksi dhe do jetë gjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat