Horoskopi ditor, e enjte 29 shtator 2016

Life style

Horoskopi ditor, e enjte 29 shtator 2016

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 07:17
Horoskopi

Dashi

Nëse keni organizuar një festë ose një takim interesant sot me parterin/en, do të dilni shumë të kënaqur. Ju do të jeni në qendër të vëmendjes. Beqarët pa e kuptuar mund ta gjejnë veten në një lidhje afatgjatë si rezultat i takimeve interesante që do realizojnë sot. Në planin financiar parashikohet përballja me disa probleme.

Demi

Jeni shumë krenarë dhe ambiciozë dhe nuk pranoni që edhe ju mund të gaboni. Kjo lloj sjelljeje do t’ju bëjë shumë dëm në komunikim me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do realizojnë shumë takime sot dhe këshillohet që t’i shfrytëzojnë ato nëse duan që të ndryshojnë statusin. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur për të shmangur problemet.

Binjakët

Sot dita do të kalojë qetë dhe nuk do të keni ato debate që ju kanë shoqëruar kohët e fundit me partnerin/en. Beqarët nuk do arrijnë dot të vendosin për ndonjë person në veçanti pasi do kenë atë ndjenjën e pavendosshmërisë. Në planin financiar mos besoni në mrekullia, por menaxhoni mirë të ardhurat tuaja.

Gaforrja

Edhe pse sot në punë do të gjeni një ambient agresiv ju nuk do të ndikoheni. Jeni shumë të qartë në objektivat tuaja. Pasditja do jetë e këndshme në shoqërinë e partnerit/es. Beqarët edhe pse janë lodhur nga vetmia, akoma nuk do mundin dot që të krijojnë një lidhje. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Luani

Në punë ose me studime, sot keni vendosur që dita do të jetë më shumë aktivitete. Çdo gjë varet nga një përgjigje që do t’i jepni në fund të ditës edhe presionit që keni në krah. Beqarët do kenë shumë takime interesante sot, por deri këtu, nuk do mundin të hedhin hapa të mëtejshëm. Të ardhurat do nisin të përmirësohen.

Virgjëresha

Seksi dhe dashuria më në fund po bashkohen për ju. Sot dita do të jetë shumë pasiononte për ju të dashuruarit. Shijojeni deri në maksimum. Beqarët nuk do e ndjejnë aspak nevojën e të dashurit sot, pasi do jenë në shoqëri të mirë të miqve dhe familjarëve. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshorja

Do të keni fat në lojë sot por jo në dashuri. Një zënkë me partnerin/en do t’ju mërzisë dhe do të mbylleni në vetvete. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person i cili do i bëjë të besojnë te dashuria me shikim të parë. Financat nuk do jenë aspak të mira, pasi Jupiteri do jetë i pozicionuar keq në shenjën tuaj.

Akrepi

Sot do ti tregoni partnerit/es tuaj se sa të zotë jeni. Keni kaq kohë që dëshironi të evidentoni punën tuaj dhe sot do të jetë dita. Beqarët e Akrepit do i shmangin të gjitha ftesat për takime sepse nuk do ndihen ende gati për ndryshime në jetën e tyre. Mërkuri nuk do jetë shumë i favorshëm për financat, prandaj tregohuni të kujdesshëm.

Shigjetari

Dita do të kalojë në shoqëri te mirë përkrah partnerit/es dhe ju do t’i besoni edhe një sekret të rëndësishëm tuajin. Beqarët edhe pse do mundohen pa masë për të krijuar lidhje nuk do jenë me fat sot në dashuri. Edhe në planin financiar gjërat nuk do shkojnë mirë, do përballeni me probleme të njëpasnjëshme.

Bricjapi

Edhe pse keni patur paragjykime karshi partnerit/s sot do te zhduken te gjitha. Bashkëpunimi juaj në të ardhmen do të jetë mjaft i ngushtë. Beqarët do kenë shumë komplekse dhe nuk do arrijnë të vendosin dot për të krijuar një lidhje. Në planin financiar është mirë që t’i bëni llogaritë mirë për të shmangur problemet.

Ujori

Po merreni qetësisht me interesat tuaja sot ju të dashuruarit dhe çdo gjë tjetër ka kaluar ne plan të dytë. Pasditja paraqitet e qetë. Beqarët do zhgënjehen nga personi për të cilin kishin shfaqur pëlqim dhe kjo do i bëjë të mbyllen në vetvete. Financat më në fund do jenë në nivele të kënaqshme, mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshqit

Ditë e lumtur dhe me planetët në anën tuaj për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Sot nuk do të zhgënjeheni nga ato momente që do t’ju ofrojë dita. Beqarët do kenë takime pa fund sot dhe shumë shpejt do e gjejnë veten në një histori dashurie. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat