Horoskopi ditor, e premte 30 shtator 2016

Life style

Horoskopi ditor, e premte 30 shtator 2016

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 07:10
Horoskopi

Dashi

Çdo gjë po ecën siç e kishit planifikuar ju të dashuruarit, por ndonjë ndryshim programi ndonjëherë është mëse i nevojshëm. Beqarët edhe pse do kenë një ditë të mbushur me takime do jenë të pafat për të krijuar një lidhje. Financat do jenë përgjithësisht të ekuilibruara, prandaj nuk keni pse të shqetësoheni edhe për ndonjë shpenzim.

Demi

Jeni gjithmonë shumë të stresuar kur keni disa gjëra njëkohësisht për të zgjidhur ju që jeni në marrëdhënie dashurie. Sot do të tentoni të kërkoni ndihmë tek persona që nuk i njihni. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me ngjyra dhe emocione. Në planin financiar nuk do keni probleme, buxheti do vi duke u përmirësuar.

Binjakët

Mos u shtirni sikur gjithçka po shkon mirë në lidhjen tuaj të dashurisë. Në të përditshmen tuaj ka shumë probleme dhe duhet të gjeni një zgjidhje sot. Beqarët duhet të sigurohen mirë përpara se të vendosin të hedhin hapa, sepse në të kundërt mund të lëndohen. Financat do jenë të mira, asgjë për tu shqetësuar.

Gaforrja

Sot duhet të anashkaloni gjithçka dhe ti kushtoni kohë partnerit/es. Një problem i tij/saj do të marrë të gjithë vëmendjen tuaj. Beqarët do bënin mirë sot që t’i merrnin gjërat si t’ju vinin pa i menduar shumë gjatë, pasi në këtë mënyrë do dalin më të fituar. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet.

Luani

Puna është pikësynimi kryesor sot dhe ju jeni duke dhënë gjithçka nga vetja për të arritur objektivat tuaja në ambientin e punës. Kjo ju ka marrë edhe kohën për njeriun tuaj të zemrës i cili ndjehet i lënë pas dore. Beqarët nuk do duan të krijojnë lidhje, pasi do ndihen mirë edhe me statusin që kanë. Financat do të jenë të mira.

Virgjëresha

Ju i keni përgjigjet për një problem që i ka dalë partnerit/es tuaj. Mundohuni ti jepni sa më shpejt zgjidhjet që i ofroni. Beqarët do tërhiqen jashtëzakonisht shumë nga një person që takojnë dhe mund të nisin edhe një lidhje. Në planin financiar do jeni me fat, buxheti do vi duke u rritur.

Peshorja

Partneri/ja ndjehet shumë i sigurt kur është pranë jush. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë siguri për të ngjallur bashkëpunimin me njeri tjetrin. Beqarët nuk do e durojnë dot më vetminë dhe do jenë të gatshëm edhe për aventura kalimtare. Buxheti nuk do jetë në gjendje shumë të mirë, kujdes me shpenzimet që do bëni.

Akrepi

Edhe pse ju duket se po partneri/ja po kërkon shumë nga ju sot mbase gaboheni. E vetmja gjë që po ju kërkohet është pak më shumë sinqeritet në marrëdhënie. Beqarët do ndjehen shumë mirë me veten sot dhe kjo falë disa takime mjaft mbresëlënëse që do realizojnë. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë për të shmangur problemet.

Shigjetari

Nëse sot do t’ju duhet të sqaroni disa dyshime me njeriun që keni përkrah duhet të përballeni. Nëse ikni dhe fshiheni do të krijoni një marrëdhënie të cunguar. Beqarët do ndjehen mjaft mirë sot dhe madje do i lejojnë vetes të bëjnë edhe çmenduria të vogla. Financat do vinë duke u ekuilibruar në mënyrë të ndjeshme.

Bricjapi

Sot do të kënaqni kuriozitetin e partnerit/es tuaj duke i treguar një sekret tuajin. Priten lajme të reja përsa i përket karrierës. Beqarët duhet të tregohen akoma të durueshëm sepse priten në horizont mundësi mjaft të mira dhe interesante. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

Ujori

Duhet të diskutoni herë pas here dhe të ndani opinionet tuaja me partnerin/en. Pasditja do të kalojë e qetë dhe pa ndonjë angazhim. Beqarët do tregohen të nxituar sot, por bëjnë mirë që të mendohen disa herë para se të ndërmarrin ndonjë vendim për të ardhmen. Financat do jenë tepër delikate, kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Keni kuptuar që komunikimi është mjeti më i mirë për të qenë korrekte në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Në një çështje pune bëni mirë ti diskutoni të gjitha opsionet. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat sot në dashuri, prandaj bëjnë mirë që të presin edhe pak kohë për të bërë ndryshime të statusit. Edhe me financat duhet të bëni kujdes në çdo hap që do hidhni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat