5 arsye pse femrat pëlqejnë meshkujt me mjekër dhe mustaqe

Life style

5 arsye pse femrat pëlqejnë meshkujt me mjekër dhe mustaqe

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 22:57
Ilustrim

Çfarë është një mashkull pa mustaqe, është një frazë që njeh historia. Edhe pse ne flasim në mënyrë përqeshëse për personat me mustaqe, ky detaj mashkullor i përcjellur me mjekër, ka një histori të pasur dhe të fuqishme.

Do u sjellim disa fakte për mustaqet dhe mjekrën mashkullore, si dhe impaktin e tyre tek femrat.

Historia e mjekrës dhe mustaqeve

Duke marrë parasysh se trendet ndryshojnë me shpejtësi të madhe, është çështje kohe kur historia do të përsëritet.

Mjekra dhe mustaqet dikur kanë qenë simbol i pushtetit dhe fuqisë. Në mesjetë ka ekzistuar një rregull i pashkruar se prekja e mjekrës së personit tjetër është ofendim i madh.

Meshkujt e rrezikshëm me mjekra dhe mustaqe

Një kërkim tregoi se 98% e meshkujve të listës Forbes 100 më të pasurit e botës, nuk kanë mjekra. Ky studim ka treguar po ashtu se 98% e meshkujve të listave botërore të motoristëve, kaubojve, luftëtarëve dhe djelmoshave tjerë “të rrezikshëm” kanë mjekra apo mustaqe. Duke marrë parasysh se femrave u pëlqejnë meshkujt e rrezikshëm, nuk duhet të flasim më tepër.

Fuqia e meshkujve me mjekra

Dikur mjekra ka qenë simbol i mençurisë. Studimet tregojnë se femrat në situata kritike u drejtohen meshkujve me mjekra apo mustaqe sepse kanë më tepër besim tek ata. Shkencëtarët këtë fenomen e kanë lidhur me mençurinë dhe pjekurinë që simbolizohet nga qimet e fytyrës.

Mjekër tre-ditëshe

Kërkimet tregojnë se femrat “mposhten” nga mjekrat e tre ditëve sikurse ajo e Xhorxh Klunit, dhe konsiderohet si shumë tërheqëse.

Femrat duan meshkuj të pjekur

Në anketën e bërë vetëm me femra, janë treguar 4 fotografi të meshkujve përgjatë fazave të ndryshme të rritjes së mjekrës, nga faza e rrojtjes deri tek faza e mjekrës së shpeshtë dhe të rritur. Rezultatet dolën interesante, më shumë se gjysma e femrave për më të bukur e zgjodhën fotografinë me mjekër 10 ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat