Fëmijët preferojnë të kalojnë më shumë kohë me gjyshet se sa nënat

Life style

Fëmijët preferojnë të kalojnë më shumë kohë me gjyshet se sa nënat

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 19:12
Ilustrim

Shumica e fëmijëve preferojnë të kalojnë kohën me gjyshet se sa mamanë, sipas një studimi të ri. Studimi përfshiu 1600 nëna britanike, të cilat treguan për jetën e tyre dhe punët që bënin, si dhe zbuluan se nënat e tyre kishin influencë në familje, më shumë se asnjëherë më parë.

Kështu, rreth 52 për qind e fëmijëve britanikë preferonin kohën që kalonin me gjyshen. Ndërsa një në dhjetë nënat, tha se ndihej e shqetësuar rreth lidhjes së ngushtë të fëmijës me vjehrrën (gjyshen).

Arsyet kryesore se pse fëmijët preferojnë gjyshet, ishin se ajo binte pre e tyre (79%), bëjnë çfarë të duan kur janë me to (50%) dhe e fundit, ajo gatuan më mirë se mami (20%).

Rreth 20 për qind e mamave rrëfyen se fëmijët e tyre e kanë pranuar se preferojnë më shumë gjyshet se ato.

Ndërsa pothuajse gjysma e në nënave (46%), thanë se gjyshet ishin më “pak të stresuara” më fëmijët.

Një në tri nëna (27%) pranoi se ndihej paksa keq kur fëmija tregon më shumë dashuri për gjyshen. Studimi është bërë nga një uebsajt i ri për familjen “familiesonline.co.u”, në Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve, këtë të shtunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat