Dikur e tallnin për pamjen e saj, por tani...

Life style

Dikur e tallnin për pamjen e saj, por tani...

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 15:34
Chloe Munnings

Një 24-vjeçare, e cila ka shpenzuar rreth 27 mijë paund në operacione plastike, është shprehur se nuk do të ndalojë derisa të bëhet perfektë.

Arsyeja se pse britanikja ka marrë këtë vendim është se më herët, ajo tallej për shkak të pamjes së saj.

Chloe Munnings ishte mbipeshë dhe për këtë shpesh e vinin në lojë. Por 3 vjet më parë ajo nisi shndërrimin e saj, megjithëse tepër radikal.

24-vjeçarja nga Norfolk, shpenzoi 27 mijë paund në operacione plastike. Ajo rregulloi gjoksin, faqet, mollëzat, buzët dhe mban një korse për të ngushtuar mesin.

“Dëshiroja gjithmonë të isha perfekte, ende nuk jam e kënaqur plotësisht me ndryshimin tim. Kam ende për të ndryshuar”, thotë ajo.

“Fillimisht mora vendimin që të ndryshoja pasi shokët e shoqet e shkollës talleshin me mua për peshën time. Por kur hoqa disa kilogramë, u fiksova pas gjerave kozmetike. Tani jam e fiksuar edhe pas operacioneve plastike”, ka shtuar 24-vjeçarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat