Mos i hudhni tubet plastike të kozmetikës pa e bërë këtë…

Life style

Mos i hudhni tubet plastike të kozmetikës pa e bërë këtë…

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 08:15
Ilustrim

Kurseni paratë, vajza!

Pavarsisht se çfarë lloj losioni përdorni në çfarëdo lloj paketimi nga dyqani, ju mund të nxjerrni maksimumin e përbërjes me anë të një truku shumë të thjeshtë. Kjo ju ndihmon që ta shfrytëzoni deri në maksimum nxjerrjen e produktit pasi shumica ngelet brenda paketimit.

Çfarë ju nevojitet?

– Një palë gërshërë.

Çfarë duhet të bëni?

Merrni tubin e zbrazët plastik të ndonjë produkti kozmetik dhe prejeni në gjysmë. Përdorni gishtat për të nxjerr sasinë e mbetur të kremit apo ndonjë produkti kozmetik tjetër, kjo ju lejon që ta gërryeni mirë kremin dhe ta shfrytëzoni maksimalisht.

Ju mund ta bëni këtë edhe në: Concealer, pastën e dhëmbëve – realisht gjithçka që ka tub plastike dhe mund të prehet me gërshërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat